Shumë shqiptarë mbërrijnë çdo ditë në Mbretërinë e Bashkuar me gomone që nisen nga qytetet-port të Francës.
Mirëpo ka qenë një nisje e dështuar kësaj here pasi raportohet se policia franceze ka çarë gomonen e fryrë të emigrantëve dhe ka përdorur spray me piper mbi njerëzit që përpiqeshin të kalonin Kanalin nga një plazh afër Dunkirk.
Ndërkohë në disa pamje të tjera emigrantët, mes tyre shqiptarë fryjnë gomonen dhe e marrin për ta çuar në det. Por sapo dalin në breg përballen me policinë.