Aktualitet

Të parët në Europë për azil-Rama: Ja kush e bën Shqipërinë vend të pajetueshëm









Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:56 - 26/01/21 |
mapo.al

Kryeministri Edi Rama i përgjigjet shifrave dramatike të Eurostat duke thënë se shqiptarët largohen prej vendit sepse është i pajetueshëm, me një klimë ku mbizotëron përbaltja e shpifja.



Në konferencën e përjavshme me ekonominë në fokus, Rama tha se e do Shqipërinë më shumë se kushdo tjetër, sepse shmang akuzat e pabaza kundrejt kundërshtarëve politikë.


Megjithatë, në një orë e gjysmë, kreu i qeverisë nuk reshti së sulmuari mediat, analistët, presidentin dhe opozitën, për përgjimet e bëra së fundmi publike të antimafias italiane, që tregojnë se mes zyrtarëve të PS-së dhe grupit mafioz Ndragheta ka padyshim lidhje.




Risjellim në vëmendje se raporti i Eurostat tregon se Shqipëria zë vendin e parë në Europë për numrin e azilantëve ekonomikë, duke lënë pas shtete të sapodala nga lufta dhe konfliktet civile.



****


E dua Shqipërinë më shumë se ju, sepse kam shumë më tepër kujdes edhe kur flas për kundërshtarët e mi. Çfarë i takon Çezarit të shkojë te Çezari, por çfarë i takon Zotit të jetë e Zotit. Dhe Zoti është Shqipëria.

Një nga arsyet pse shumëkush do të ikë nga ky vend, është se është i pajetueshëm. Në këtë zallamahi, në këtë poshtërsi balte, shpifjesh, akuzash dhe kundërakuzash. Nuk ia bën njeri vendit të vet këtë që i bëjnë Shqipërisë ata që kanë një mikrofon përpara. Që për t’i nxerrë sytë njëri-tjetrit janë gati ta shkelin Shqipërinë me këmbë orë e çast, duke i përhapur kudo një nam të pamerituar.

A ka pastrim parash në Shqipëri? Patjetër, nuk diskutohet fare! Kush thotë të kundërtën, ia fut kot.

Mos, se e bëtë Shqipërinë kazanin tuaj që rrotulloni përditë dokrra. Unë të them “ia ujku, ti më tregon gjurmët”.  Ky është burimi që keni ditë për të cilin keni torollisur këtë milet. Për çfarë?! Për qëllime politike! Dhe për lidhjet me politikën!c Si mund të bëhet politikë duke i bërë vendit nënën?! Si?! Çfarë fitohet këtu?! Kush fiton këtu?!

1


Etiketa: ,

Pas