Aktualitet

Të preferuarit në “Për’puthen” dhe jeta personale, rrëfehet Bora Zemani














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:07 - 29/05/21 |
mapo.al

Moderatorja e emisionit më të ndjekur në ekranet shqiptare, Bora Zemani së fundmi ka vendosur të flasë pa doreza mbi eksperiencën në “Për’Puthen” dhe jetën e saj private.






Bora tregoi se ishte Olsa Muhameti, autorja e programit ajo që këmbënguli që t’a drejtonte ajo emisionin. Bora tha se u mendua gjatë nëse duhej apo jo ta pranonte si ofertë, por sot është e lumtur që nuk e refuzoi ftesën.


Tashmë që “Për’puthen rinore” ka përfunduar, Bora nuk e ka problem të zbulojë emrat e konkurrentëve të saj të preferuar.







Ajo tha se Fationi është një nga djemtë e preferuar, për shkak se atij i ka bërtitur më shumë në emision dhe gjithmonë e ka mirëkuptuar e nuk ka hatërmbetje mes tyre. Gjithahstu ajo pranoi se edhe Mevlani është i preferuari i saj, sepse ka qëndruar më gjatë në emision dhe çdo ditë përballej me të. Ndërsa nga vajzat ajo nuk veçoi asnjë, sepse tha se i do të gjitha njësoj.



Bora Zemani është përfolur këto kohë si një nga emrat që mund të drejtojë spektaklin “Big Brother VIP”. Mirëpo ajo e mohoi këtë gjë, duke thënë se do e përballonte si format, por nuk do e moderojë “Big Brother VIP”, se nuk është ngopur akoma me “Për’puthen”.



Bora foli për “Prive” në lidhje edhe me jetën e saj private. Ajo tha se e ka vendosur që këtej e tutje të mos tregojë asgjë që ka lidhje me jetën e saj përtej ekranit.

“Unë nuk kam dashur të flas për jetën time personale dhe kam folur shumë rrallë. Në disa momente më është dashur të jap përgjigje për të shuar kuriozitetin e njerëzve, që janë të interesuar për jetën e personazheve të njohur.

Nëse unë do të zgjidhja do ishte ideale që unë të bëj punën time në televizion dhe kur të dal jashtë punës askush të mos më njoh. Kam folur disa herë dhe tani e kam vendosur që do e qep gojën përfundimisht, nuk do të them më asgjë për jetën time private”, tha Bora me bindje të plotë.

Ndërsa sa i përket planeve për zgjerimin e familjes, ajo tha se nuk është planet e saj të afërta, por do e mirëpriste një fëmijë të dytë.

Bora Zemani arriti majat e karrierës me moderimin e emisionit “Për’puthen”, i cili rezulton deri më tani si një nga programet më të ndjekura në trojet shqiptare. Edhe pse nuk kishte drejtuar kurrë një format të tillë, Bora ja doli mbanë më së miri ta përballonte këtë emision kaq impenjues.

1


Etiketa:

CLOSE
CLOSE
Pas