Akuizave të kreut të grupit parlamentar të PS-së, Balla, kreu i PD-së, Lulzim Basha, i është përgjigjur ashpër, pasi sipas tij, Balla i përmendi vajzën e tij, ku Viktoria që sipas Ballës, tregon se pronari i projektit të Unazës se Re është kumbari i familjes së Bashës.
“Instinkti i parë është instinkti i prindit dhe do të fusja një grusht tani. Por të prekësh m*tin bëhesh vetë pis”,- tha Basha. Duke qëndruar në këtë linjë Basha tha se automjeti i tij marrë në kompaninë Metrin, ku pronar është një durrsak i ndershëm.
“A e kuptuar se pse nuk e votojnë vettinun? Reforma në drejtësi as nuk e ngadalëson, as nuk e plotëson. është paralel. Vettuingi i largon politikanët nga politika përsa kohë që tregon lidhjet e tyre me krim. Sot ndahet shapi nga sheqeri dhe nuk ka kovë me mut si parafolësi që të ndryshojë këtë. ose doni vettinun në politik që të pastroheni nga kova, ose ndryshe e kuptojnë shqiptarët.
Se do Balla vetinguin, pasi është i pari që digjet. Mjaftojnë tabulatet e tyre për të parë se kanë kontakte me krimin e organizuar. Gjetët simbolin e atij që largon vettingun në politik për të thënë shqiptarëve se pse nuk e doni vettinun.
Shqiptarët nuk janë budallenj, sot tani ndahet ata që duan të pastrojnë politikën nga politikanët e lidhur me krimin. Automjeti im është në listë prej 6 vitesh, në një kompani që quhet Metrin, që nuk është pjesë e asnjë oligarki, por e një pronari durrsak të ndershëm”,- tha Basha.
Akuzat e Taulant Ballës:
“Kam një dosje, do ta jap kur të mbarosh. Çdo ditë ti shkon për të takuar banorët e Unazës me këtë makinë. Kjo tregon lidhjen tënde me kompaninë Victoria Invest, dhe të kujtoj që dhe një nga vajzat e tua e ka emrin Viktoria. Janë arsye të kumbarllëkut, kumbare e familjes tënde. Ngrije kokën ngrije,” tha Balla.
Nga foltorja e Kuvendit, Balla tha më herët se, Basha ka lidhje të forta me kompaninë “Viktoria Invest”, e cila ka fituar një nga tenderat tek “Unaza e re”.
“Kjo është dosja e makinës, këtu në dosje thotë se kjo makinë është e Viktoria Invest makinë me të cilën ti shkon tek banorët e Astirit. Po mirë , bufa na quan ne që nuk e dimë lidhjen tënde me Viktoria Invest, kompania është kumbare e familjes tënde.
Është dita e të vërtetës, kalojmë tek kompania tjetër. Nuk të dëgjova më të flasësh për oligarkët. Do ti marrim një nga një me ata oligark që të bën ortakëri me ta. Ti ke një problem shumë të madh, se nuk do të ngresh Partisë Demokratike, kam all se dhe këtij Edmond Begos se mos i merr ndonjë kat, se t’i vetëm gjoba u vendos. Ajo që është shumë e rëndësishme dhe i bëj thirrje PD-së që të heqë dorë nga kjo histori. Mos shko më me makinën e firmës se një banorë më tha që u dukesh si menaxher i firmës”,- ishte kjo një pjesë e deklaratave të Bashës.