Kryesore

Të prekur me Covid-19/ Nga politika, sporti dhe yjet e Hollywood-it





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 16:42 - 28/03/20 |
mapo.al

COVID-19 ka prekur shumë figura publike, nga yjet e Hollywood-it, sportistët e deri tek politikanët më të rëndësishëm të globit. Vrasësi i padukshëm nuk bën dallime. Kujtojmë se deri tani në të gjithë botën kemi të infektuar 614,884 persona, 28, 687 viktima dhe 135,671 të shëruar.


Yjet e Hollywoodit që u prekën nga Covid-19



Tom Hanks dhe Rita Wilson kaluan shumë ditë në izolim duke publikuar foto dhe këshilla sesi ta shmangim infektimin. Çifti ka bërë të ditur se ata janë infektuar në Australi. Më vonë dolën lajme të mira, se ata janë shëruar.


Ylli i serialit ‘Game of Thrones’ ku luajti rolin e Tormund, aktori norvegjez Kristofer Hivju njoftoi se ishte infektuar nga Covid-19 dhe se ishte në izolim me familjen e tij në Norvegji.

Ndërsa “Pa panik”, shkruajti në rrjetin social, aktori britanik Idris Elba, duke zbuluar se ai kishte marrë virusin.

Goditet dhe politika

Një person me gjak mbretëror u prek nga koronavirusi. Bëhet fjalë për trashëgimtarin e frontit të Anglisë, Princ Charles. Ai u identifikua më COVID-19 më 25 mars. Ndërsa tashmë i karantinuar po kurohet.

Shumë personazheve politike duket se jeta papritur iu mori tjetër drejtim, duke filluar me kryenegociatorin europian për Brexit, Michel Barnier. Ky i fundit, njoftoi me 19 mars se ishte infektuar nga koronavirusi. “Jam mirë, jam me humor të mirë. Unë po ndjek të gjitha udhëzimet”, tha Barnier.

Por, i prekuri më i rëndësishëm, doli dy ditë më parë, kryeministri britanik, Boris Johnson.

Zv-kryeministri spanjoll Carmen Calvo dhe ministrja Irene Montero, të dy në izolim. Bashkëshortja e kryeministrit kanadez Justin Trudeau, Sophie dhe ajo e Kryeministrit spanjoll Pedro Sanchez, Begona.

Pesë anëtarë të Kongresit amerikan kanë dalë pozitiv me koronavirusin e ri.

Senatori republikan, Rand Paul, përfaqësuesi demokrat Ben Mcadams dhe republikani Mario Diaz-Balart, po ashtu kanë rezultuar pozitiv me koronavirus.

Cunningham tha se është në vetëizolim prej 19 marsit, kur kishte kuptuar se ka qenë në kontakt me një ligjvënës që ka rezultuar pozitiv. Mike Kelly 71 vjeç (republikan nga Pensilvania) konfirmoi se ka dalë pozitiv me koronavirus, pasi gjatë javës kishte patur simptomat e para të sëmundjes.

Njoftimi i Kelly vjen një ditë pasi përfaqësuesi demokrat nga Karolina e Jugut, bëri të ditur që ishte infektuar.

Bota e sportit nuk shpëtoi pa u prekur 

Futbolli e basketbolli, nga anulimi i ndeshjeve tek infektimi i lojtarëve. Duhet kujtuar që janë anuluar shumë ndeshje futbolli dhe se një numër i konsiderueshm i futbollistëve janë infektuar.

Vetëm në Itali rezultuan njëzet lojtarë pozitivë me Covid-19, përfshirë Paulo Dybala dhe Blaise Matuidi, të dy nga Juventus.

Anglia ka 19-vjeçarin e Chelsea, Callum Hudson-Odoi dhe menaxherin e Arsenalit, Mikel Arteta. Rastet e koronavirusit, të paktën 15, ka dhe në klubin spanjoll Deportivo Alves.

Në SHBA, koronavirusi ka rrëshqitur në kampionatin e basketbollit NBA, ku infektimi midis lojtarëve vazhdon të rritet.


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas