Aktualitet

Të riluhet finalja e Euro2020, mblidhen mijëra firma nga tifozët anglezë














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 09:24 - 13/07/21 |
mapo.al

Orët e fundit ka një përhapje masive të thirrjeve, kërkesave apo nismave për të riluajtur finalen e Kampionatit Europian.






Edhe pse mbetën tepër të zhgënjyer një ditë më parë, tifozët anglezë janë rikthyer në sulm për të rindezur shpresat e “It’s coming home”, duke rikthyer në fushë finalen Angli-Itali.


Kërkesa e tyre që ka arritur në pak orë me mbi 53 mijë firma, vë fajtorin e madh arbitrin Kuipers sipas të cilëve ai është përgjegjës pasi nuk nxori me karton të kuq Chiellinin në faullin ndaj Saka të cilin e mbajti nga fanella.







Tifozët pretendojnë kartonin e kuq në minutën e 96’ që do të ndryshonte fatin e ndeshjes por që gjithsesin do të mbetet thjesht një ëndërr e keqe e parealizuar pasi shanset janë zero.



Po aq sa u përsërit edhe ndeshja Zvicër-Francë ku u mblodhën mbi 200 mijë firma dhe në fund, asgjë!



Kampione mbetet Italia deri në Europianin e ardhshëm.

1


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas