Aktualitet

Të rinjtë korçarë-Ramës: Erdhe dhe ike fshehur, në 25 prill s’ke ku të futesh














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 22:35 - 19/04/21 |
mapo.al

Disa të rinj nga Korça i kanë përcjellë kryeministrit Edi Rama një mesazh përmes një videoje, pas takimeve elektorale të kreut të qeverisë atje.





Me postera në dorë ku shkruhet: “Nuk ke qenë dhe s’do të jesh kryeministri i vendit tim“, të rinjtë shprehen se pas 25 prillit Rama nuk do të jetë më në krye të qeverisë.


Të rinjtë nuk fshehin zhgënjimin me qeverinë teksa kujtojnë largimet e shqiptarëve gjatë viteve të fundit, për shkak të kushteve të vështira ekonomike.





Ke larguar të rinjtë nga vendi i tyre. Kurrë s’kemi për ta kuptuar 12, sot e provove që je diktator, siç mbroheshin ata në skutat më të errëta ashtu e bëre edhe ti, nuk u more vesh si erdhe dhe si ike, e mbushe stadiumin bashkë me posterat e tij. Ta dish se në 25 prill nuk ke më ku të fshihesh nga fuqia dhe inati i shqiptarëve“, shprehet një i ri në video.

Lexo edhe :  Komiteti Teknik i Ekspertëve: Mësimi parauniversitar të zhvillohet në shkollë


Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot takimet elektorale në Qarkun e Korçës, nga ku kërkoi votën për një mandat të tretë qeverisës.


1


Etiketa: , , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas