Disa të rinj vullnetarë që kanë ndërmarrë një aksion vullnetar për të pastruar Vunoin, kanë habitur dhe njëkohësisht gëzuar pa masë kryetarin e bashkisë së Himarës Jorgo Goro.
Ky i fun dit i ka falenderuar publikisht duke postuar në profilin e tij pamje nga aksioni i tyre.
“Sot ne mengjes mes shume postimeve qe me dalin ne ëall-in tim, ishin dhe keto foto nga Vunoi. Nje grup te rinjsh te nje Shoqate me emrin ‘Albania Outdoor’ nisur nga ajo qe ata kishin shkruar, vertet me preku jo pak. Per nje çast mendova qe duhet ta postoja edhe pse pas ketij postimi e di qe do marre shume kritika. Te drejta te gjitha! Por te pakten po i postoj keto foto ne shenje falenderimi per keta te rinje qe nuk vijne vetem per plazh, por edhe te na japin nje mesim te gjitheve se si duhet te kujdesemi per ambientin qe na rrethon, ate qe kemi neper rruget ku kalojme apo perpara portave te shtepive tona. Thjesht Mirenjohje dhe Mesim! Falenderime te rinjve dhe perulem me respekt perpara punes se tyre te palodhur ne Himaren tone”, – shkruante Goro në shenjë mirënjohjeje.