Orët në foto dikur kanë qenë të ish diktatorit shqiptar Enver Hoxha. Pas rënies së komunizmit, shumë objekte të tij u bënë të lakmueshme nga shumë koleksionistë.
Orët në fjalë, janë të markave të njohura dhe dallojnë nga të zakonshmet, pasi janë prej ari. Disa janë me rripa lëkure e të tjera me zinxhir.
Sot, ato gjenden në duart e koleksionistëve. Në këtë koleksion gjenden dhe dy orë femrash.