Në kulmin e debatit për shembjen ose jo të Teatrit Kombëtar dhe për ndërtimin aty të një të riu bashkë me disa kulla, vjen edhe një eksperiencë e çuditshme e ndodhur 21 vite më parë në SHBA.
Në vitin 1997 ndërtimi i një stadiumi në Detroit, qytet i Michiganit kërkonte shkatërrimin e të gjitha godinave në zonën ku ishte parashikuar zhvillimi i projektit.
Por vetëm një godinë pati fatin të mbijetonte nga shkatërrimi, ajo ishte godina e teatrit të vjetër të qytetit, “GEM Theatre”, e ndërtuar rreth viteve ‘30-të.
Falë gjenialitetit dhe gjetjes së inxhinierëve, por edhe prej insistimit dhe kerkesës së qytetarëve për mos shembjen e kësaj godine me histori për qytetin e Detroit-it, ajo mbijetojë.
Ndërtesa 2700 tonëshe u gërmua deri në themele, u ngrit e tëra dhe ma pas u vendos mbi një platform gjigante me rrota.
Më pas teatri “GEM” u zhvendos me rrota 600 metra më poshtë. Sot qytetarët aty i gëzohen që të dyjave, edhe stadiumit të ri të bejzbollit por edhe teatrit, i cili është një pikë referimi në këtë qytet./Përgatiti: E.K./Mapo.al/