Editorial

Të shikojmë të ardhmen, të ndalojmë ikjen e të rinjve








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 10:15 - 26/02/19 |
mapo.al

Nga Gjergj Meta


Mendoj se raporti në përgjithësi i Kishës dhe i religjioneve të tjera mund të jetë ai i të ofruarit një model, por edhe i të vlerësuarit në brendësi të një komuniteti me individë e grupe të vogla me synimin për t’i edukuar me frymën e dialogut. Jemi përpara një sfide të rëndësishme të së ardhmes: 28 vjet pas rënies së komunizmit, që duhet thënë se nuk janë shumë por as pak për të forcuar rrugën e pakthyeshme drejt Europës dhe krijimin e një shoqërie demokratike, e drejta, respekti për të mirën e komunitetit dhe dialogut midis palëve dhe aktorëve politikë në Shqipëri, janë duke u zhvilluar dhe kërkuar nga të gjithë ne. Dialogu dhe e mira e përbashkët. Ka përdorur pikërisht këto dy terma arkipeshkv dhe presidenti i Konferencës Episkopale Shqiptare George Frendo, për të komentuar krizën politike aktuale në Shqipëri. Janë dy terma fondamentalë për të kuptuar situatën politiko-sociale të vendit. Në fakt, dialogu dhe e mira e përbashkët mungojnë në reagimin e aktorëve politikë në Shqipëri. Por kjo gjë tregon në thellësi një kulturë që i përjashton këto koncepte. Rrënjët janë shumë më të thella: trashëgimia e perandorisë turke dhe gjithashtu, në veçanti, e regjimit komunist.


Një kulturë e pamjaftueshme drejt së mirës së përbashkët ka çuar në përdorimin e burimeve natyrore dhe veprave shqiptare, trashëgimi këto të të gjithë shqiptarëve, për afera korruptive dhe klienteliste. E mira e përbashkët nuk shikohet si diçka që duhet ruajtur dhe mbrojtur për të promovuar bashkëjetesën sociale, por si diçka të vendosur në dispozicion të ambicies individuale ose të klaneve. Ja përse, për shembull, shumë punë publike janë caktuar përmes prokurimeve korruptative. Këtu përfshihen edhe shumë burime natyrore si minierat, lumenjtë dhe ujërat termale. E ashtuquajtura Reformë e Drejtësisë shpresohet se do të adresojë gjithashtu çështjen e korrupsionit, e cila mbetet në nivelet më të larta në Ballkan dhe Europë.

Lexo edhe :  Studimi - 79% e 660 mijë të rinjve duan të ikin nga Shqipëria


Prandaj është e nevojshme një përpjekje kolektive, ku angazhohemi edhe ne si bashkësi kishtare, për të vlerësuar të mirën e përbashkët dhe për t’i edukuar njerëzit në lidhje me të. Për fat të keq, politika nuk është e vëmendshme ndaj këtij dimensioni. Mungesa e dialogut midis forcave politike është e lidhur ngushtë me këtë element. Një shoqëri si ajo shqiptare, e përdorur për monologun të së vetmes parti komuniste për 50 vjet, e ka të vështirë të gjejë rrugën e dialogut. Para se të jetë një virtyt i politikës, dialogu është një virtyt antropologjik dhe i përket strukturës shoqërore. Duke munguar në strukturën sociale për arsye të ndryshme, mungon gjithashtu veprimi i atyre që janë zgjedhur për të përfaqësuar njerëzit.


Konflikti, i pandashëm përgjatë historisë që daton shumë më e gjatë sesa vitet e tranzicionit, është si një mur ose si një virus që ndalon rritjen e dialogut. Dialogu nuk afrohet dhe nuk pranohet. Na prezantohet për të dialoguar ose me bindje dhe vendime të marra ose sepse kërkohet një lloj ujdie, por kurrsesi për të gjetur zgjidhje që të orientojnë drejt një të ardhmeje më të sigurt. Ja përse Shqipëria futet shpeshherë në këta rrathë të errët viciozë, ku nuk ka rrugëdalje, ku krijon nyje të vështira për t’u zgjidhur. Mendoj se raporti në përgjithësi i Kishës dhe i religjioneve të tjera mund të jetë ai i të ofruarit një model, por edhe i të vlerësuarit në brendësi të një komuniteti me individë e grupe të vogla me synimin për t’i edukuar me frymën e dialogut. Jemi përpara një sfide të rëndësishme të së ardhmes…



Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas