Aktualitet

“Të shpallen të pavlefshme zgjedhjet në Tiranë”-KAS rrëzon PD dhe Boiken Abazin














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 13:03 - 27/05/21 |
mapo.al

Komisioni i Akimimeve dhe Ankesave, KAS, ka vendosur me shumicë votash, të rrëzojë kërkesën ankimore të PD-së dhe kandidatit të pavarur për Tiranën, Boiken Abazi.






Subjektet e lartpërmendura kishin kërkuar shpalljen e pavlefshmërisë së rezultatit në qarkun e Tiranës.


Me vendimin e sotëm KAS lë në fuqi Komisionerin Shtetëror të Zgjedhje për miratimin e tabelës përmbledhëse për kryeqytetin.







PD dhe kandidati Abazi kanë mundësi ta apelojnë vendimin në Kolegjin Zgjedhor, që është organi më i lartë vendimmarrës për zgjedhjet.



“Pasi KAS u mblodh në dhomë këshillimi, bazuar në analizën e provave dhe fakteve me shumicë votash vendosi rrëzimin e kërkesës ankimore të paraqitur nga koalicioni PD-AN, rrëzimin e kërkesës ankimore nga kandidati z.Boiken Abazi, lënien në fuqi të vendimit të KQZ për miratimin e tabelës përmbledhëse për qarkun e Tiranës për subjektet zgjedhore dhe kandidatët për deputet në zgjedhjet e 25 prillit. Ky vendim hyn në fuqi. Kundër tij bëhet ankimi në Kolegjin Zgjedhor’’- tha anëtari i KAS, Ledio Braho.



1


Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas