Aktualitet

Të shtëna me armë gjatë natës në Kavajë, plagoset 29-vjeçari





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 07:58 - 24/05/20 |
mapo.al

Një 29 vjeçar është plagosur me armë zjarri në orët e para të kësaj të diele në Kavajë. Policia bën me dije se autori i dyshuar i kësaj ngjarje është shtetasi Viskont Hysi, 27 vjeç, banues në Kavajë, i cili fillimisht është larguar nga vendi i ngjarjes, por pas një ore e gjysëm ndjekje dhe kërkimesh është vënë në pranga.


Burime policore shepjegojnë se sherri ka nisur për motive të dobëta. Të njëjtët burime shtojnë se ka qenë konflikt për një vajzë, që ka sjellë përplasjen mes Marjus Xhafës dhe Viskont Hysit.


I plagosur ka mbetur Marjus Xhafa, ndërsa si autor u dyshuar i ngjarjes është arrestuar Viskont Hysi.


Njoftimi i plolicisë:


Më datë 24.05.2020, rreth orës 01:00, tek ish fabrika e letrës, në Kavajë, për motive ende të paqarta dyshohet se është plagosur me armë zjarri në këmbë, shtetasi M.Xh., 29 vjeç, i cili u dërgua në spitalin e Durrësit.

Si autor i dyshuar i ngjarjes është shtetasi V.H., 27 vjeç, banues në Kavajë, i cili fillimisht është larguar nga vendi i ngjarjes, por pas një ore e gjysem ndjekje dhe kerkimesh është bërë shoqerimi i tij për në ambientet e Komisariatit të Policisë Kavajë.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.


Etiketa: , , ,

Pas