Aktualitet

Të shtëna me armë gjatë natës në një lokal dasmash në Tiranë-Durrës






               Publikuar në : 11:29 - 24/08/19 |
mapo.al

Në një lokal dasmash në autostradën Tiranë-Durrës, është qëlluar me armë mbrëmjen e djeshme. Policia bën me dije se drejt lokalit ka patur të shtëna me armë, por ende nuk ka asnjë person të ndaluar. Në vendin e ngjarjes janë gjetur 3 gëzhoja.


Njoftimi

Në orët e para të mëngjesit, në rrugën dytësore të autostradës Tiranë -Durrës , në rrethana ende të paqarta është qëlluar me armë zjarri në drejtim të lokalit në pronësi të shtetasit P. L., 49 vjeç, banues në Domje.

Si pasojë e të shtënave nuk ka të lënduar përveç disa dëme materiale përreth.

Grupi hetimor po kryen hetimet në lidhje me zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave si dhe po punohet intensivisht për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve

Materialet i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprat penale “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake dhe municionit”, “Shkatërrimi i pronës”, “Kanosje” dhe “Prishja e qetësisë publike” .



Pas