Identifikohet personi që mbeti i plagosur sot pas një konflikti me armë zjarri në Shënkoll të Lezhës. Bëhet fjalë për shtetasin Martin Doda, 34 vjec. Ndërkohë policia bëri me dije se janë shpallur në kërkim dy autorët e dyshuar të ngjarjes.
NJOFTIMI I POLICISE
Sot, rreth orës 13:30, është marrë njoftim se në vendin e quajtur “Ura e Prekanit” në rrugën Kryqëzimi i Shënkollit-Tales, është plagosur me armë zjarri shtetasi M.D. 34 vjeç, banues në Tale, i cili është dërguar në spitalin Rajonal në Lezhë, për ndihmën e nevojshme mjekësore.
Falë veprimeve të shpejta hetimore, u bë i mundur identifikimi i autorëve të dyshuar shtetasve P.Ll. dhe Z.B., të dy banues në Tale, të cilët u shpallën në kërkim dhe po punohet për kapjen e tyre. Grupi hetimor në vendngjarje, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.