Aktualitet

Të shtëna me armë në Shkodër, policia arreston autorin






               Publikuar në : 12:38 - 25/08/19 |
mapo.al

Policia e Shkodrës ka arrestuar një 24-vjeçar, i cili qëllonte me armë zjarri në ajër, në fshatin Theth. I riu përdorte një kallshnikov për të shtënë gjatë natës dhe u arrestua pas denoncimit të qytetarëve. Ky “pasion” i të riut në orët e vona të natës mësohet se kishte shqetesuar banorët dhe pushuesit e shumtë të sezonit.


Njoftimi

Telefonata në 112 nga banorët dhe reagimi në kohë i Policisë vuri në pranga 24-vjeçarin për armëmbajtje pa leje dhe prishje të qetësisë publike, duke krijuar panik tek banorët dhe pushuesit.

Qëlloi me armë zjarri automatik në ajër, kapet në flagrancë nga Policia e Shkodrës, së bashku me armën kallashnikov, me një krehër me fishekë.

Nga strukturat e policisë së Shkodrës, falë reagimit të shpejtë, u arrestua në flagrancë shtetasi K. H. 24 vjeç, banues në fshatin Theth, Shkodër.

Mbrëmjen e djeshme, në sallën operative të Policisë në numrin 112 ka ardhur telefonatë se në qendër të fshatit Theth, Shkodër një person po qëllonte me armë zjarri në ajër, duke krijuar panik te banorët dhe pushuesit.

Shërbimet e Policisë kanë reaguar me shpejtësi e profesionalizëm dhe falë bashkëpunimit të banorëve, bënë të mundur identifikimin, lokalizimin dhe kapjen në flagrancë të 24-vjeçarit, bashkë me armën e zjarrit kallashnikov, me një krehër me fishekë.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprat penale “Mbajtja pa leje armëve luftarake dhe municionit” dhe “Prishja e qetësisë publike”.


Etiketa:

Pas