Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e kësaj të diele në Shkodër. Raportohet se ka mbetur i vdekur 1 person, identiteti i të cilit nuk dihet ende.
Ngjarja ka ndodhur në bulevardin ‘Bujar Bishanaku’, pranë kryqëzimit të Kirasit. Në vendngjarje kanë mbërritur forcat blu për të mësuar detajet e ngjarjes.