Një person ka vdekur dhe 5 të tjerë janë plagosur gjatë të shtënave me armë në rrugët e Washington, jo shumë larg Shtëpisë së Bardhë. Nuk dihet ende motivi i të shtënave ndërsa nuk ka asnjë të arrestuar në lidhje me sulmin.
Dy prej të plagosurve ndodhen në gjendje kritike për jetën. Të shtënat me armë ndodhën në lagjen Columbia Heights, rreth 3 km nga Shtëpia e Bardhë mbrëmjen e së enjtes, rreth orës lokale 10:00. Sulmi ndodhi në oborrin e një blloku apartamentesh.
“Sonte rreth orës 10, anëtarët e Departamentit të Policisë morën një thirrje për krisma me armë,”– tha komandant Stuart Emerman para gazetarëve në një konferencë shtypi.
Grupi hetimor dhe policia ndodhen në vendngjarje për të zbardhur rrethanat e krimit, ndërsa autori mbetet ende në kërkim.