Reperi i njohur Don Xhoni ka mbajtur koncertin e tij përmbyllës të sezonit veror në Drenicë.
Ai ka performuar para mijëra qytetarëve, disa nga hitet më të njohura.
Vihet re se interesimi ka qenë vërtetë i madh.
Madje vetë reperi ka ndarë në Instagram një video nga koncerti dhe ka shkruar:
“Don Xhoni për president. N’Drenicë mirë se na vini”.
View this post on Instagram
Ndërkohë më tej, ai ndau me ndjekësit një video, e cila është realizuar nga një fans në mes të turmës. Në video mund të shihet se si në një prej frazave më të famshme të një prej ‘freestyle’-ve, dëgjohen krisma arme në sfond.
Nuk dihet nëse krismat në fjalë kanë qenë të vërteta apo improvizim, por Don Xhonit duket se i ka pëlqyer fakti që faqet në rrjetet sociale kanë shkruar se është gjuajtur me armë në koncertin e tij.
Ai ka shpërndarë një postim sot ku shkruhej: “Nën ritmin e Don Xhoni nuk durohen drenicasit, në mes qindra qytetarëve gjuajnë me armë”, dhe i njëjti e ka shoqëruar postimin me mbishkrimin: “Prej të 99-tës e dinë secili prej këtyre”.