Aktualitet

Të shtëna me armë zjarri në ‘Allias’, plagosen burrë e grua





Na ndiqni në Facebook
               Publikuar në : 22:13 - 19/01/20 |
mapo.al

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar këtë mbrëmje në Tiranë. Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se një burrë dhe një grua kanë mbetur të plagosur në rrethana ende të paqarta. Burime për Mapo.al bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në Allias.


Identitetet e të plagosurve ende nuk bëhen me dije por mësohet se janë nisur me urgjencë drejt Spitalit të Traumës për të marrë mjekim.  Raportohet se kanë qenë disa autorë të cilët morën pjesë në ngjarje.



Në vendngjarje thuhet se u paraqitën dy ambulanca të cilat u njoftuan nga qytetarët ndërsa priten forcat e policisë për të mundësuar identifikimin e autorit/ëve si dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. Saktësisht plagosja ka ndodhur në rrugën “Njazi Meka”.


 

 

 


Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas