Aktualitet

Të shtëna me armë zjarri në Fier, plagoset 50-vjeçari, autorët largohen më shpejtësi





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 10:39 - 01/08/20 |
mapo.al

Një 50-vjeçar ka mbetur i plagosur me armë zjarri mëngjesin e së hënës në Fier. Policia thotë se 50-vjeçari ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.


Autorët dyshohet se janë larguar me një mjet tip “Benz” i cili pak minuta më vonë u gjet i djegur në aksin rrugor Fier-Levan, në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Levanit”. Policia ka ngritur një grup hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.


Njoftimi i plotë:


Informacion paraprak


Sot më datë 01.08.2020, rreth orës 00:30, në lagjen Mbrostar-Ferko, Fier, në banesën e tezes së tij, është plagosur me armë zjarri në krahë shtetasi N.Xh, 50 vjeç, banues në Vlorë.

50-vjeçari ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Autorët dyshohet se janë larguar me një mjet tip “Benz” i cili pak minuta më vonë u gjet i djegur në aksin rrugor Fier-Levan, në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Levanit”.

Eshtë ngritur grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas