Aktualitet

Të shtëna me armë zjarri në Kuçovë, plagoset Xhuljano Kapllanaj (DETAJE)














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 10:09 - 21/07/21 |
mapo.al

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Kuçovë. Burime bëjnë me dije se i plagosur ka mbetur Xhuljano Kapllanaj, 25 vjeç.






Nga raportimet e deritanishme mësohet se policia ka shpallur në kërkim Robert Gjikën, 29 vjeç. Sakaq, burime bëjnë me dije se i riu i plagosur ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Momentalisht, gjendja e të riut raportohet jashtë rrezikut për jetën.


Ndërsa burime nga policia thonë se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti çasti për motive të dobëta. Kapllanaj, nuk është një emër i panjohur për autoritetet.







Kush është Xhuljano Kapllanaj
Kujtojmë se 25-vjeçari i plagosur sot, në vitin 2017 është arrestuar nga policia pasi është kapur me armë zjarri. Asokohe, kur ishte 21 vjeç, Kapllanaj nuk iu bind urdhërit të policisë për të ndaluar duke ikur me vrap.



Në prezencë të policisë, duke vrapuar, i riu hodhi armën e zjarrit tip ‘Berreta’ në tokë. Gjithashtu në çantën që mbante me vete, iu gjet dhe një fishek i kalibrit 9 mm.



Asokohe mbi të riun rëndonin akuzat për veprat penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.


Arma që iu sekuestrua Xhuljano Kapllanajt në vitin 2017

1


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas