Kryesore

Të shtëna me armë zjarri në Laç, plagoset Zef Marku (Detaje)





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 18:31 - 15/05/20 |
mapo.al

Një palgosje me armë zjarri ka ndodhur sot pasdite në Laç. Sipas informacioneve paraprake, është plagosur Zef Marku. Mësohet se Marku është nisur drejt spitalit për të marrë ndihmë mjekësore.


Dyshohet se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti çasti mes Zef Markut dhe I.Xh. Burime për mediat bëjnë me dije se Zef marku, ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia vijon kërkimet për kapjen e I.Xh.


Njoftimi i policisë:


Kurbin /Informacion paraprak


Sot ,rreth 17:45 ,në qytet Laç, si pasoje e një konflikti të çastit është plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasi Z.M., banues në Lezhë, i cili është dërguar për ndihmë mjekësore spitalin e Traumës.

Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor shkuan menjëherë në vendngjarje dhe falë veprimeve të shpejta bënë të mundur identifikimin e autorin e dyshuar të ngjarjes , konkretisht shtetasin I.Xh, ku vijon puna intensive për kapjen e tij

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon veprimet për zbardhjen e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes .

 


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas