Dy persona kanë mbetur të vdekur në lagjen Kiras në Shkodër. Viktimat janë Astrit Bilali dhe Brahim Bilali.
Burime të Gazetës Mapo bëjnë me dije se atentati është bërë tek dera e shtëpisë së familjes Bilali, në Lagjen Kiras, pranë Zooteknikës në Shkodër. Viktimat kanë qënë duke ecur, kur një person i ka ekzekutuar me breshëri plumbash. Policia e Shkodrës bën me dije se kanë qënë dy persona të maskuar, që kanë kryer atentatin.
Policia ka gjetur një makinë të djegur në zonë e Livadheve në Shkodër. Mjeti i djegur është një makinë “Benz” me targë Aa369RV. Njësoj si në atentate të tjera mafioze, autorët janë larguar nga vendi i ngjarjes me makinë dhe disa kilometra më larg, i kanë vënë flakën mjetitqë janë arratisur.
Njëri nga viktimat është babai i Astmer Bilalit, boksjerit që u arrestua pak kohë më parë si pjesë e grupit “Bajri”.
Astrit Bilali ishte një biznesmen i njohur në qytetin e Shkodrës. Kishte në pronësi të tij një resort hipizmi, pasion të cilin ja ka trasëguar edhe djalit të tij, Astmer Bilali. Ndërkohë edhe Brahim Bilali është ish-kampion i hipizmit.
Policia ka shoqëruar disa persona për t’i marrë në pyetje për ngjarjen e rëndë. Ndërkohë ditën e djeshme, ndaj Emrah Plakut (pjesë e grupit të Bajrit) Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi masën “arrest shtëpie” duke e nxjerrë nga burgu. Ndryshe nga pjesëtarët e tjerë të grupit, 22-vjeçari Plaku akuzohej vetëm për armëmbajtje pa leje.
Lagjja Kiras, njihet si zona ku banojnë familja Lici, rivalët e familjes Bajri.
Astmer Bilali
Lexo edhe:
Shkodër, vritet babai i Astmer Bilalit, pjesë e grupit “Bajri”
Në mos gaboj tek hipizmit i këtyre u vra një biznesmen parë disa vitesh…