Të shtëna me armë zjarri në Lezhë. Mësohet se një i ri ka mbetur i plagosur ndërsa gjendja e tij raportohet jashtë rrezikut për jetën.
Burime për gazetën Mapo bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti çasti mes të plagosurit me inicialet P.B(N)., dhe autorit me inicialet Xh.V.
Ky i fundit, pasi plagosi 25-vjeçari ia ka mbathur. Ndërkohë, policia ka nisur kontrollet për të bërë të mundur arrestimin e tij. Hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes vijojnë.