Aktualitet

Të shtëna me armë zjarri në Mallakastër, arrestohet 63-vjeçari








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 09:17 - 17/10/20 |
mapo.al

Dy persona kanë rënë në pranga nga policia e Fierit për armëmbajtje pa leje.


Policia bën me dije se në lagjen “5 Shkurti” në Mallakastër ka pasur të shtëna me armë zjarri dhe si pasojë është arrestuar në flagrancë D. K., 63 vjeç.


Gjatë kontrollit të banesës së 63-vjeçarit, Policia gjeti dhe sekuestroi 1245 fishekë, tre krehra, një ndezës mekanik, granatë ofensive, një shkop gome, një thike me teh të gjatë, një dorezë hekuri, një dorezë me sferë hekuri goditëse, barut për armë gjahu, një radio si ato të Policisë dhe 485 kg duhan i grirë, pa dokument blerjeje.



Gjithashtu në pranga ka rënë edhe J. Rr., 25 vjeç gjatë një kontrolli në Fshatin Tërbuf.


Shërbimet e Policisë Divjakë i kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, 25-vjeçarit, 1 armë zjarri pistoletë, 1 pushkë, 2 krehra dhe 38 fishekë.

Lexo edhe :  Të shtënat me armë zjarri alarmojnë Fierin dhe Vlorën, në kërkim autorët

Ndërkohë materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.


Etiketa: ,

Pas