Aktualitet

Të shtëna me armë zjarri në Shkodër, plagosen dy vëllezër














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 10:05 - 08/09/21 |
mapo.al

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar mëngjesin e sotëm në Postribë të Shkodrës.






Mësohet se të plagosur kanë mbetur dy vëllezër.


Një prej vëllezërve është plagosur me armë zjarri, kurse tjetri me sende të forta.







Autori është identifikuar dhe është shpallur në kërkim nga policia.



Shkodër/informacion paraprak



Më datë 08.09.2021, rreth orës 09:15 në Fshatin e Ri, Njësia Administrative Rrethinat, Shkodër, gjatë një konflikti fizik për motive pronësie, është dëmtuar me sende të forta shtetasi L.G., 34 vjeç.

Konflikti është përshkallëzuar më tej ku shtetasi Xh.F, ka plagosur me armë zjarri pistoletë shtetasin I.G., 41 vjeç vëllain e 34 vjeçarit , të cilët janë transportuar në spital jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e Policisë dhe vijon krehja e zonës me qëllim kapjen e autorit.

Lexo edhe :  Plagosën 44-vjeçarin, arrestohen babai dhe dy djemtë në Tropojë

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe vijon puna për sqarimin e rrethanave dhe zbardhjen e ngjarjes.

1


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas