Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar këtë mbremje në Tiranë.
Mësohet se persona ende te paidentifikuar kanë qëlluar drejt makinës së një 24-vjeçari.
Nga ngjarja mësohet se nuk ka të lënduar, ndërsa policia ka nisur hetimet.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën ‘5 Maji’
Blutë e Tiranës po krehin zonën për të bërë të mundur identifikimin dhe arrestimin e autorit/ë ve.
Njoftimi:
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 02.03.2021, në rrugën “5 Maji” dyshohet se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit të shtetasit N. A. 24 vjeç. Nga të shtënat nuk ka asnjë person të lënduar.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor po vijon veprimet për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje.
Shërbimet e Policisë po krehin zonën.