Të shtëna me armë zjarri kanë tronditur mbrëmjen e sotme qytetin e Vlorës.
Ngjarja ka ndodhur pranë shkollës “24 Maji”, para një lokali.
Disa të rinj janë konfliktuar dhe më pas kanë qëlluar me plumba në drejtim të një bashkëmoshatari, i cili, fatmirësisht nuk ka mbetur i lënduar.
Policia dhe grupi hetimor kanë mbërritur në vendin e ngjarjes, për zbardhjen e rrethanave të përplasjes së agravuar dhe identifikimin e kapjen e autorëve.
Paraprakisht dyshohet se personat e përfshirë në sherr mund të kenë qenë në efektin e alkoolit.
Njoftimi i Policisë:
Më datë 09.03.2021, rreth orës 18:56, pranë shkollës “24 Maji”, Vlorë, pas një konflikti të çastit, dyshohet se është qëlluar një herë në ajër me armë zjarri. Nga verifikimet e deritanishme të bëra nga shërbimet e Policisë, nuk ka persona të dëmtuar. Shërbimet e Policisë po krehin zonën për të bërë të mundur kapjen e autorit që ka qëlluar me armë zjarri në ajër. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.