Të shtëna me armë zjarri pranë Gjykatës së Elbasanit, janë raportuar mesditën e sotme.
Ngjarja ka ndohur pas një konflikti në familje.
Burri ka qëlluar me armë bashkëshorten e tij e cila ka mbetur e plagosur, por identiteti i saj nuk bëhet i ditur.
Gruaja ka marrë plagë të rënda dhe është transportuar në spitalin e Elbasanit.
Policia mësohet se ka arrestuar autorin e ngjarjes. Mbeten të paqarta rrethanat e kësaj ngjarje, por paraprakisht dyshohet për konflikt në familje.