Aktualitet

Të shtëna te ‘Komuna e Parisit’, qëllohet në makinë 22-vjeçari (VIDEO+FOTO)














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 00:32 - 13/10/21 |
mapo.al

Një 22-vjeçar është plagosur brenda makinës së tij e cila ishte parkuar tek lulishtja në rrethrrotullimin e Komunës së Parisit.






Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:35 ku në rrethana ende të paqarta dyshohet se është plagosur me armë zjarri parkuar shtetasi Redi Balla 22 vjeç.








I riu ka shkuar me urgjencë në spitalin e Traumës i plagosur, ku mësohet se është jashtë rrezikut për jetën.




Shërbimet e Policisë kanë bërë rrethimin e zonës dhe po vijojnë kontrollin e saj për të bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit.



Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe dokumentin e plotë të saj.

MAPO sjell video nga vendi i ngjarjes, momentin kur policia kishte rrethuar zonën dhe filloi të mblidhte provat.

Lexo edhe :  VIDEO/ Rama merr dozën e tretë të vaksinës dhe bën paralajmërimin e fortë

1


Etiketa: , , ,

Pas