Aktualitet

“Të shtënat me armë dhe djegia e dy makinave”/ Denoncimi: A paguhet policia për të fshehur ngjarjet në Shkodër?





Na ndiqni në Facebook
               Publikuar në : 21:07 - 13/02/20 |
mapo.al

Prej shumë muajsh qytetarët shkodranë gjenden nën krëcënimin e armëve dhe plumbave të cilat vijnë pas përplasjes së bandave, ndërkohë që reagimi i policisë është zero, madje në shumicën e rasteve fshehin ngjarjet.


Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë publik një tjetër denoncim ku një qytetar shkruan se pas të shtënave me armë janë djegur edhe dy makina në Shkodër, por ngjarja mbahet e fshehtë nga drejtuesit e policisë.



Ndërkohë qytetari pyet policinë se pse nuk bëhen publike ngjarjet dhe çfarë i lidh drejtuesit e uniformave blu me krimin dhe kriminelët në Shkodër?


Ja postimi i Berishës:

Ne Shkoder digjen dy makina. Narkopolicia fsheh krimin.

Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital. sb

Pershnetje doktor

Jam brenda rradhve te policis shkoder dhe imagjinojeni vet se ku ka shku puna kur ne skena fuqi dhe detyrohena me denoncu vedin te ju. Dje u gjuajten me arm ne qender tShkodres kurse jo ma larg se nji nat perpara 2 makinave ju asht vu flaka te Kinemaja. Te lutem bani kto pytje drejtusave tpolicise Shkoder.

Dy makinat golf a jane djeg te kinemaja ne mes te nates.

A ka shku policija e shkodres dhe a i kane fsheh gjurmet.

A jane ne pronesi te njerzve qe japin fajde nShkoder dhe kush i ka vu zjarrin?

A e mbajten tfsheht drejtuesit e policis dhe a kane marr lekt per kyt pune?

Informacjoni asht 100% i sigurt se ka pas njerz qe e kane pa skenen lajv nga ballkonet e pallatave

Anonim te lutem se me hekun prej punet”


Etiketa: , ,

Pas