Kronika

Të shtënat me armë zjarri alarmojnë Fierin dhe Vlorën, në kërkim autorët








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 21:04 - 20/11/20 |
mapo.al

Krismat e armëve kanë alarmuar Policinë e Vlorës dhe Fierit këtë mbrëmje, – raporton Mapo. Fillimisht është raportuar se të shtënat janë dëgjuar në fshatrat e Njësisë Administrative Novoselë.


Burime nga blutë e Vlorës bëjnë me dije se patrullat e policisë po kontrollojnë zonën në Bishan dhe Poro por deri tani nuk janë konstatuar gëzhoja të armëve dhe sipas informacioneve të shtënat mund të kenë ardhur nga krahu i Fierit.


Por breshëria e armëve ka alarmuar edhe blutë e Fierit në fshatrat e Ferrasit. Ndërkohë sipas burimeve, patrulla janë ngritur, por nga krahu i këtij qyteti flasin se të shtënat mund jenë në Vlorë.



Lumi Vjosë dhe konkrektisht ura e Mifolit ndan dy qytetet. Sipas burimeve nga banorë të zonës bëjnë me dije se kanë dëgjuar breshëri automatiku por pa mundur të konstatojnë nga vinin.

Lexo edhe :  Lihet në burg Fatmir Hoxhaj, dyshohet se vrau 50-vjeçarin për një grua

Ndërkohë, policia ka nisur hetimet për ngjarjen në fjalë.


/Mapo.al/


Etiketa: ,

Pas