Detaje të reja dalin në dritë nga plagosja me armë zjarri e tre personave në një fshat të Rrogozhinës. Ngjarja ndodhi në fshatin Sinaballaj pas një konflikti çasti. I plagosur, mbeti i riu K.Ll 22 vjeç, J.J dhe E.J., 24 dhe 28 vjeç.
Raportohet se konflikti ka nisur fillimisht mes të rinjve, me sende te forta e me grushte dhe me pas është qëlluar me pistoletë.
Policia ka bllokuar automjetin që dyshohet se është përdorur nga autori për t’u larguar nga vendngjarja, ndërsa vijon puna për kapjen e këtij të fundit.
LEXO EDHE:
https://gazetamapo.al/te-shtena-me-arme-zjarri-ne-rrogozhine-plagoset-i-riu/