Kronika

Kamëz – Autori mbyllet në banesë dhe kërcënon policinë





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:13 - 03/06/20 |
mapo.al

KAMËZ– Një person kërcënoi me armë zjarri sot policinë në Kamëz, duke refuzuar shoqërimin nga uniformat blu, pas një vendimi të Gjykatës së Tiranës, për shoqërim të detyrueshëm.


Ngjarja ndodhi pranë godinës së Bashkisë, në “Bulevardin blu”, në banesën e autorit.


Pas kanosjes së forcave të rendit, menjëherë në vendin e ngjarjes mbërritën forca të shumta policie, ndër to edhe RENEA.


Ronald Kryemadhi është ngujuar në banesë duke kërcënuar se do të hapë zjarr.


Forcat e rendit kanë rrethuar në këto momente shtëpinë e tij, ndërsa i kanë bërë thirrje të dorëzohet. Autori mësohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor.

LEXO EDHE: 

LAJMI I FUNDIT/ Të shtëna me armë zjarri pranë Bashkisë Kamëz


Etiketa: ,

Pas