Cikël poetik nga Agim Bajrami
Të Verbër
Ata vijnē çdo mbrëmje , me hapat e mpirē
Nē dimēr ,nē verē dhe pranverē
Të verbër tērē jetēn ,të dy nēnē e bir
( Kafenenē se ndërrojnē asnjëherë )
Të shuar vështrimet ,pa yje dhe hēnē
Por ata e dinë mirē , se nga shkojnē
Tryezën e tyre nē heshtje e zēnē
Dhe kafen e vakët gjerbojnē
Tē ndarē si me mur me klientët e tjerë
Diç flasin me zē pēshpëritës
Një ishull mes tyre krijojnë pa u ndjerë
Që rrihet pa fund prej baticēs
Shpesh herë pyes veten, si ndodh që gjithmonē
Ata nuk gabojnë kurre tryezē ?
Një mëndje mē thotë, se dikush i ndihmon
Njē diell nën qepalla , i’u ndez
Kamarierët me emra i thērrasin nga larg
( Ndonjëherë dhe me zëra shpotitës )
Por mua mê ngjajnë si dy engjej pa fat
Pêrzënë nga parajsa e dritës
Ata vijnē ngadalë, me hapat e mpirē
( Të lodhur, rrëgjuar nga vitet )
Kafeneja nē çast sikur ndihet më mirē
Dhe drita në të , sikur rritet
…
Një Grua Mes Nesh
Ajo i ngriti befas krahët
Me ca gjeste te bukur
Sikur t’i prekte llampadarēt
T’iu çonte njē tē puthur
Nē çast gjithë mbrëmja u rizgjua
Dhe ndjeu nē trup një drithërimë
Ajo nuk ishte vetēm grua
Por dhe njê shkak për psherëtimë !
Rreth saj njē fllad pak i hutuar
U bē çapkën papritur
Tek zu ta prekē nē buzē dhe duar
Dhe gjokset pak tê ngritur
Tē ndizte brenda saj ca zjarre
Qē flinin gjithë drojê
Ska gjē se ish dyzetë vjeçare
Ata digjnin njēsoj
Mjaftonin veç dy sy të etur
Një xixëllonjé mêkati
Ajo nê erë ” mund të ish hedhur
Ti bēhej fli ” çdo shtrati
Por asnjeri përrreth s’guxoi
Tja ndizte” xixëllonjat
Ne ishim burra tjetër lloj
Nē shtëpi na prisnin zonjat
Prandaj pa fjalë , shikimet ulëm
Tê mbyteshin në gotë
Ne vinim nga një kohë e shkuar
Ajo … nga koha sot.
…
E Ikura!
Atë ditë qē vendosa të të puth, ti s’ ishe aty
Ku dreq kishe shkuar ?
E mērzitshme mbasditja, mbēshtjellē me një gri
Dhe stoli i vetmuar
I zymtē edhe ,kopshti ku rrinim sēbashku
( Nēn strehē s’mē zunē sytē dallēndyshe )
Gjithçka tē kujtonte njē përgjumje tē zgjatur
Njē ditē mē parē, ish krejt ndryshe
Mē kot pyeta pemët dhe zogjtē aty ngjitur
Askush s’nxirr një fjalē nga goja
Përvec se mē panë me ca sy tē mërzitur
A thua s’degjonin ç’po thoja
Gjithkush barte brenda nje mëri tē padukshme
Qē nē fakt ish mē shumë zemërim
Sikur tē mē thonin ,vonesat paguhen
Ngurrimet gjithmonë kanē njē çmim
Mē pas asnjeri s’mē kushtoi mē vēmēndje
Tē rrinte me mua veç pak
Ishte e qartë qê ata mbanin anēn tēnde
Unë isha për ta njē dēshtak
Atē ditë qē vendosa ,tē ndaj me ty puthjet , ti kishe ikur
Ndofta me shtērgjet e vjeshtes sē parē
Eh vajzat e bukura nuk ju takojnē ëndërrimtarëve
Por djemve me shpirt guximtar.
….
Grua
Ti mē puthe lehtas kētë mbrêmje
Si njē dhuratē që vjen papritur
Ç’e vetme je pēr kēto gjëra
Sa herē qē unē jam i mërzitur
E ke njē shqisē mē shumē nga mua
Tek më kupton me njē vështrim
Përndryshe s’mund tē quhesh grua
As lumturi e shpirtit tim
Unë natyrisht s’të refuzova
Mes zymtesisê ku isha strukur
Ku ka me mire se tē tê puthê
Kaq mrekullisht një grua e bukur
Buzē mbrëmja befas shtyu perdet
Dhe muzgu vetê u davarit
Gjithê diejt zunē tē ndrijnë rreth meje
Sado qē mbyllur kisha sytē
Atē çast ti vije aromë deti
Që unë si kisha ndjerë më parë
Mērzia krejt harruar mbeti
Se puthja jote e kish” vrarë”
Ndaj s’mu desh shumë te shmang hutimin
Ta vesh vetveten me gëzim
Ti di tê puthesh jo vec bukur
Por dhe ta shndrrosh atë nē frymë.
…
Njëmijë Mênyra Pēr Të Prekur Parajsên
Ka njēmije e një mundēsira , qē ne tē bējmê bashkë njē verë
( S’kërkohen lodhje tē mêdha)
Mjafton të mē buzēqeshêsh çapkēnērisht ndonjēherē
Por , dhe tē mē ledhatosh paksa
Ka njëmijë e njê gjëra , qē ne tê bējmē bashkē një lumë
Me brigje blu e varka resh
Mjafton té më puthēsh ca më shumē
Dhe ai do të rrjedh çdo çast mes nesh
Ka njëmijē e një dëshira, qē ne tē bëjmē bashkê një park
Me pemê të harlisura e ketra çamarrokē
Mjafton mos më shohësh mê nga larg
Dhe mos mi mbash mē sytê për tokē
Ka njēmijē e njē mēnyra ,qē ne tē bējmē bashkē njē parajsē
Me lēndina tē blerta dhe qiej plot ylberē
Mjafton tē më premtosh qē do rrijmē gjithmonē bashkē
Dhe ajo do tē na presē menjēherē
Ka njemijë e njē ëndrra pēr tē bërē bashkë një stinë
Me lule te bukura , të bërë si buqetē
Mjafton tê më burgosësh pērgjithmonë nē retinē
Dhe çelsat pastaj .., ti” flakësh “në det.
…
Vizitē Nē Fshatin Me Tē Ngujuar Nga Gjakmarrja
Kulla tē gjata si pushkē e pashkrehur
Tymnajē e drojtur majē oxhaku
Nga sytē e botēs qēndrojnē fshehur
Dhe ajrit lēnē njē peng prej gjaku
Nga koha muret ngjajnē të ngrēnē
Dritaresh makthi hyn e del
Çatinë e fundit që s’ka rēnē
E mban me sup një harabel
Kēndej ska orē ,as ditë, as data
Pēr kalendarē askush s’shikon
Veç vaje qensh nē netēt e gjata
Si njē mallkim qē nuk mbaron
Me ç’ajēr ta ngopēsh mushkërinē
Me kē tē flas , të bisedoj ?
Kētu çastet mbrapsht pareshtur vijnē
Dhe nje hidhësirē mē lēnë nē gpjë
Askēnd s’shikon, nje çast tē ndalēsh
Kētu gjithçka jeton pēr sot
Njē kērcēnim i heshtur malesh
Qē mund tē kthehet shpejt ne mort
Prej vrasjes sē fundit qē ka ngjarē
Ca vaje grash ende s’janē tretur
Tē vdekurit luten nē çdo varr
Tē mbrojnē tē gjallēt ,qē s’kanë vdekur !
…
Bezdi
Eshtë më tepër se i mērzitshëm mendimi
Qē kjo varkē s’do të notojē më mbi valē
Qē s’do tja bēj më deti zgjimin
Dhe çasti pēr tē do tē ndalē
Eshtē mē shumē se bezdisës fakti
Qē kjo vapē do vazhdojē dhe njē çikē
Qē qielli mbi ne , veç mērzi do të zbrazi
Se vera s’ka ndermēnd ,qē tē ikë
Eshtē mē tepēr se rraskapitēs lajmi
Qê ti do nisesh me tragetin e parē
Njē si dēnesē do ma dredhë shtatin
Dhe tē më vijë dhe pēr tē qarë !
Eshtē mē tepër se e trishtuar ideja
Qē ky stacion do të jetë prapē i zhurmshēm.
Se nē tē do tē zbresin sērish mijra njerëz
Por asnjē nga miqte e mij të dikurshēm
Eshte .më shumē se i papranueshēm fakti
Qē ti do vazhdosh , sērish larg tē mē rrish
Kjo dreq pandemije , na ka bērē kaq tē largēt
Dhe më tē huaj dhjetêra fish …