Aktualitet

Të tjera lëkundje në Durrës, 4 tërmete brenda pak minutave





               Publikuar në : 16:09 - 09/12/19 |
mapo.al

Pasgoditjet e tërmetit 6.4 ballë që ra në Shqipëri, vijojnë ende. Mesditën e sotme 4 tërmete kanë rënë në Durrës brenda 30 minutave. Më i forti ishte 3.7 ballë dhe epiqendrën e kishte në Detin Adriatik, pranë Kepit të Rodonit. Më herët kishte rënë një tjetër tërmet 3.1, 3.5 dhe 2.7 ballë


Lëkundje të lehta janë ndjerë vetëm në disa zona të Durrësit, por jo në Tiranë. Sipas sizmologëve këto pasgoditje janë normale dhe do të vijohet të ketë tërmete të tjerë, por jo me magnitudë më të lartë se 5.3 ballë.



Tërmeti 6.4 ballë, mëngjesin e 26 shtatorit, shkaktoi 51 viktima dhe më shumë se 900 të plagosur në Shqipëri.


 


Etiketa: ,

Pas