Aktualitet

Të tjera stuhi për Trump, pritet të dalë libri denoncues i mbesës








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:40 - 16/06/20 |
mapo.al

Në 28 korrik, Mary Trump pritet të publikojë librin “Shumë dhe asnjëherë mjaftueshëm”, me nëntitull, “Si familja ime krijoi njeriun më të rrezikshëm të botës”.


Libri pritet të jetë një skup vetëm pak japë Konventës Kombëtare të Republikanëve, ku Presidenti Donald Trump do të pranojë formalisht nominimin për rikandidim.


Besohet se kujtimet e mbesës së Trump, do të zbulojnë se si ajo furnizoi gazetën “New York Times”, me dokumenta konfidenciale lidhur me financat personale të zotit Trump. Një çështje për të cilën është spekuluar, ku Presidenti është akuzuar si i përfshirë në një skemë mashtrimi nga ku përfitoi 400 milionë dollarë, prej perandorisë që la i ati.


Burime nga shtëpia botuese dhe nga Amazon, bën të ditur BBC, tregojnë se autorja do të rrëfejë në libër, se si xhaxhai i saj u bë njeriu që tashmë kërcënon botën dhe mirëqënien e globit.


“Ajo shpjegon se si rrethanat familjare krijuan njeriun më të pushtetshëm të botës”.


Autorja mendohet se do të sjellë dëshmi të jetuara nga ajo vetë. Po ashtu, pritet që ajo të denoncojë në këtë libër se si, Presidenti manipuloi të atin e tij, teksa vuante nga Alzheimeri.

Mary Trump, 55 vjeç, është vajza e Fred Trump Jr, vëllai i madh i Presidentit që vdiq në vitin 1981, në moshën 42 vjecare. Ai pati probleme me pijen, dhe mendohet se ky ishte shkaku që i mori jetën.

Në një intervistë për “Washington Post”, vitin e kaluar, Trump tha se ishte penduar që e kishte nxitur vëllanë të përfshihej në biznesin e familjes, teksa ai dëshironte të ndiqte endrrën e tij për tu bërë pilot.

Mbesa Mary Trump ka qendruar disi në hije, qyshse xhaxhai i saj u bë President.

Shemria mes tyre nisi 20 vite më parë, kur ajo dhe vëllai, ngritën Padi ndaj Trumpit, lidhur me pasurinë.

Në vitin 2000, Mary Trump dhe Fred Trump III, e çuan në gjykatë cështjen e ndarjes së pasurisë, që kishte lënë gjyshi i tyre. Sipas tyre, testamenti i vitit 1991, ishte një mashtrim dhe i influencuar nga Donald Trump.

Mary Trump ka thënë në media se xhaxhai dhe halla e saj, duhet të kenë turp për atë që kanë bërë.

Mary dhe vëllai,e kanë paditur edhe një herë tjetër xhaxhain, pasi u anulua siguracioni i tyre shendetësor nga kompania Trump.

Edhe më herët, kur Trump u zgjodh President i USA në 2016, mbesa e tij Mary ka mbajtur qendrime kundër tij. Ajo po ashtu kishte shprehur simpati për rivalen, Hillary Clinton.

 


Etiketa: , ,

Pas