I ftuar në “Top show”, Eugent Bushpepa u ngacmua paksa nga gazetarët të cilët e pyetën nëse e hutoi sadopak prania e Elenit Foureira.
Ajo u cilësua si një femër mjaft sexy, diçka që e ka pohuar dhe këngëtari shqiptar Ermal Meta.
Por Eugenti ka dhënë një përgjigje që do donte të dëgjonte çdo femër nga djali i zemrës.
“Eleni dukej e rrezikshme, vajzë shumë e dëshiruar nga meshkujt, edhe mund të të hutonte”, i tha Albana Osmani – Eugentit.
“Varet nga shijet. Eleni s’futet tek shijet e mia. Unë e kam në krah, e zgjodha për thjeshtësinë dhe shpirtin”, shtoi këngëtari për të fejuarën e tij Andia.
Ata krijojnë bashkë një çift simpatik. Eugenti ka pohuar se do të ketë së shpejti dasmë, në fakt do të jetë më tepër darkë familjare, pasi ai nuk është tip i dasamave.