Në rrjetet sociale qytetarë të ndryshëm kanë shpërndarë një thirrje, që ditën e hënë të protestohet për uljen e çmimit të naftës. Qytetarët kërkojnë që çmimi i naftës të shkojë deri në 150 lek dhe jo më shumë. Në thirrjen e shpërndarë në rrjetet sociale, u kërkohet shoferëve që të fikin makinat nga ora 12:00-15:00 në shenjë proteste, kudo që të ndodhen.
“Ditë e hënë, datë 15 korrik, të gjithë drejtuesit e automjeteve të fikin automjetet e tyre në rrugë, rrethrrotullime dhe kryqëzime prej orës 12:00-15:00 në shenjë proteste për uljen e çmimit të naftës, minimumi në 150 lekë të reja për litër”,- shkruhet në thirrjen e publikuar në rrjetet sociale.
Etiketa: proteste te henen, te ulet cmimi i naftes deri ne 150 lek