Monday, May 16, 2022
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Të vdesësh për të qenë e lirë -Kushtuar vajzës mirditore, mësueses Marie Tuci

by mapo.al
03/12/2020
in Aktualitet, Dikur
0

Kushtuar vajzës Mirditore, mësueses Marie Tuci,(1928-1950) të cilën regjimi Enverian e torturoi në mënyrën më makabre, duke e mbyllur në një thes, lakuriq, bashkë me një mace të egër.

Nuk mjaftonin vetëm thonjtë e kafshës së egërsuar, por njëkohësisht, ajo goditej me mjete të forta nga hetuesit e gardianët e burgut, në prani të grave të tjera të burgosura.

Pse? Sepse mendonte ndryshe. Vdiq e masakruar nga shqipfolësit e një ideali pa ideal…

Një nga 38 martirët e Kishës Katolike Shqiptare dhe e vetmja femër, Marie Tuci lindi në Rrëshen-Mirditë, (12. 03.1928- 24.10.1950), vdes në spitalin e Shkodrës, nën tortura e mbyllur në një thes, së bashku me një maçok, të cilin e godisnin me shkop.

Pra, kjo dëshmitare e fesë së krishterë, me shpirtin fisnik shqiptar me kulturë kristiane dhe qëndrestare ndaj komunizmit siç dëshmon jeta dhe vepra e saj, u martirizua si postulante e Motrave Stigmatine, ku më 24 shtator, kujtojmë përvjetorin e martirizimit të së Lumes shqiptare, Marie Tucit.

Po vdes nanë, sot po vdes

Nan’ e dashtun, sot po vdes
më kan futur, në një thes
lakuriq, tok me një mace
më kan mbyll, në thes linace

N’burg të Shkodrës, po m’del shpirti
po ma merr nan’, shef Seiti
jashtë thesit, shqip po flasin
më shqelmojn’ e më godasin
ligësia, nuk ka ngjyrë
shqelm në bark, shqelm në fytyrë!

Po vdes nanë, sot po vdes
një lëmsh gjaku, brenda n’thes
nuk ka vend imagjinata
kriminel, shpirtzinj si nata
më kan ça, bark e zorrë
hajde nan, e ver’ një dorë!

Mbaju nan’, mbaju burrneshë
më sill teshat, e m’vish murgeshë
mos qaj nan, jam bij Mirdite
s’na kan mposht, tash ndër vite
as dhe shkau, as dhe turku
as Enveri, as dhe burgu
as bollshik, e as titista
as hetues, as komunista!

Po vdes nanë, moj un’ e zeza
shko më sill, një palë ndresa
njëzet e dy, sapo kam mbush
nuk du’ nan’, me m’qa kurkush
as n’ Orrosh, e as Ndërfush
as në bjeshkë, atje thellë
as në Fan, e as në Kthellë
as n’Kurbnesh, e as n’ Selitë
as kurkund, nëpër Mirditë

Zoti nan, ka pat’ mëshirë
më ka dërgu, të vdes e lirë
më sill ndresat, po të pres
po vdes nanë, sot po vdes

Nga Meti Fidani

Leximi nuk është thjesht një “ushqyes” i trurit, por njohja më përtej imagjinatës. Lidhja e të gjitha shenjave, që barazohet me atë të tekstit, çon te Lexuesi Model i Eco-s, krijon lidhjen e mundshme e të ndërsjellë të të gjitha “njësive kulturore” (Eco: 1979), të kuptuar nga konteksti apo kompleksi i tekstit që kemi përpara, për të kuptuar variacionin e mundshëm të elementeve tekstorë, të një poezie të vetme që mbetet “peshtafi” i fundmë i një vajze të re, që sfidoi jo vetëm xhelatët e diktaturës, me besim te Zoti, por “vdiq e shqyer nga macja e egër brenda një thesi”,(Metushi: 2017), dhe vetëm se ishte e bukur.

Bukuria ishte e rrezikshme. Akoma më e rrezikshme ishte liria, sepse ajo ka “fuqinë për të “asgjësuar”, sipas Sartrit. Mallkimi i femrës për të krijuar lirinë, është një traumë e prekshme dhe e rrezikshme, për çdo femër, sidomos për ato, që përçojnë liri dhe i bëjnë rezistencë, jo vetëm traumave, por edhe plagëve, që dinë si të mbrohen nga “vetërebelimi”, duke u kapur te dyshimi: liria është dyshim/ liria është kërcënim. Liria është rrënimi i mureve të paparashikueshme, është përtejcaku i përcaktimit të njerëzores për të sfiduar fatin.

***

Vdekja si përcaktesë që në titull “Po vdes nanë, sot po vdes” është “fati” i çdo gjallese vdekatare, një deklamim kaq i trishtë i një vajze të re, ndaj nënës së saj përmes vargjeve: nan’ e dashtun, sot po vdes/më kan futur, në një thes/lakuriq, tok me një mace/ më kan mbyll, në thes linace, është rrëfimi i dhimbshëm, por tortura për një femër qëndrestare, ndaj lirisë, besimit, shpirtdëlirësisë së saj femërore për të qëndruar ndaj urrejtjes ndaj së bukurës.

Ndarja në (strofa), sepse, poezia është thurur me vargun 7-8 rrokësh dhe me rimë [aa/bb]. Madje rima tingëllues [vdes/thes, mace/linace], çuditërisht mbaresat fundore, [vd-es/th-es dhe ma-ce/lina-ce] të japin përshtypjen e rrokjeve kërcitëse, ku dhembja nuk ka më as ëndrra, sepse “përgjegjësia fillon nga ëndrra”, -thotë Yeat-s.

Strofa tjetër; n’burg të Shkodrës, po m’del shpirti/po ma merr nan’, shef Seiti/ jashtë thesit, shqip po flasin/më shqelmojn’ e më godasin/ligësia, nuk ka ngjyrë/shqelm në bark, shqelm në fytyrë!, me 7-vargor, ka po atë strukturë si strofa e parë, vetëm se përcaktesë kryesore këtu është vendi i torturës, (burgu i Shkodrës), aty ku vajza ishte dëshmitare e fesë së krishterë, si postulate e Motrave Stigmatike, si një dëshmitare e fesë katolike, me shpirtin e saj fisnik, nuk u përkul as përpara epshit shtazarak të shefit, (e dëshironte si femër) nuk mund të mposhtë karakterin e vajzës së fortë mirditore.

Torturuesit janë ata që po “ndërtonin moralin e ri komunist”, por duke shpifur për imoralitetin e një vajze të re, vetëm e vetëm se e ka të shenjtë, besimin, lirinë dhe moralin.

Vargu: ligësia, nuk ka ngjyrë, tregon se “të kuqtë” nuk kanë ngjyrë se janë të pangjyrë dhe dy togfjalëshat emërorë: shqelm në bark, shqelm në fytyrë, dy epitete përcaktuese, tregojnë dhunën fizike në trup dhe fytyrë, duke e shpërfytyruar totalisht atë.

Strofa tjetër: po vdes nanë, sot po vdes/një lëmsh gjaku, brenda n’thes/nuk ka vend imagjinata/kriminel, shpirtzinj si nata/më kan ça, bark e zorrë/hajde nan, e ver’ një dorë!, rimarrja e titullit si strofë e parë e këtij gjashtëvargori, në formë përsëritje (metaforat pothuajse mungojnë), enumeracioni herë-herë si vargu: më kan ça, bark e zorrë, nuk ka vend për imagjinatë.

Është një rrëfim i drejtpërdrejtë, prandaj edhe poezia si lloj epike (autobiografi), tregon dhunën dhe torturën e hetuesve, për të shuar qëndresën dhe besimin e vajzës luftëtare.

Vetë vargu: nuk ka vend imagjinata, shkon përtej çdo imagjinate, apo mendimi sepse dinjiteti i saj i lartë dhe i pathyeshëm, që nuk iu dorëzua epsheve të funksionarëve të sigurimit të regjimit të kohës, ndonëse ishte e mbyllur në qelitë e errëta të komunizmit, bukuria e saj vriste sytë e gardianëve dhe njerëzve të pushtetshëm, qëndrimi burrëror i saj nxiste dhunën brenda tyre, po Maria Tuci nuk u përkul në asnjë moment duke i treguar atyre se përtej një gruaja të re dhe të bukur, qëndronte një grua shqiptare plot dinjitet e bindur në idealet e veta të larta, të shenjta e të përjetshme.

Ajo u bë martire, duke iu kënduar edhe kënga “Maria Martire për fe”, (Di Pinto: 2016). Vazhdimi i strofës tjetër me vargjet: mbaju nan’, mbaju burrneshë/më sill teshat, e m’vish murgeshë/mos qaj nan, jam bij Mirdite/s’na kan mposht, tash ndër vite/as dhe shkau, as dhe turku/as Enveri, as dhe burgu/as bollshik, e as titista/as hetues, as komunista!, është porosia [mbaju nan’] dhe “urdhri”[ e m’vish murgeshë] porforca e figurave të sintaksës poetike, në vazhdimësinë e enumeracionit dhe të lidhësave bashkërenditëse [as /dhe], janë të qëllimshme se i jep forcë lëvizëse urrejtjes edhe me anë të anaforës.

Vargu: më sill teshat, e m’vish murgeshë/mos qaj nan, jam bij Mirdite, se Marie Tucit ia morën jetën duke e mbytur në moshë të re, mes dhimbjesh dhe torturash pafund, po në jetë pranoi martirizimin në mënyrë shembullore, heroike e me dinjitet në mbrojtje të dhuratës më të madh që pati nga Zoti, jetës, “nderit dhe besimit në Krishtin Shpëtimtar” (Vatikan: 2018).

Ajo donte të bëhej murgeshë, t’i përkushtonte gjithë jetën e saj, besimit ndaj Zotit, po nuk mundi. Jetoi në kohën më të egër të komunizmit shqiptar. Në qytetin e Shkodrës përkrah 39 priftërinjve që sot nuk jetojnë më, ka nisur procesi i kanonizimit dhe për motër Maria Tucin, të vetmen martire të kishës katolike shqiptare në diktaturë.

Ajo nuk përfaqëson thjesht sakrificën heroike të një vajze të re në mbrojtje të besimit dhe nderit, po përfaqëson gruan shqiptare që ngre zërin, që akuzon haptazi prepotencën komuniste kundër atyre që mendonin ndryshe, “ajo është simboli i gruas qe di te mbroje bindjet e veta dhe t’i shpalose ato pavarësisht rrethanave qe janë kundër saj.

Ajo e don dhe respekton lirinë e saj dhe e mbron deri ne fund atë. Refuzon te jete objekt i epsheve, gruas qe rebelohet dhe nuk e pranon ne heshtje abuzimin”, (Saraçi: 2017).

Udhëtimi poetik është një sfidë, por kësaj radhe ndaj krahinës më qëndrestare, patriote dhe katolike të Mirditës, nëpërmjet vargjeve; po vdes nanë, moj un’ e zeza/shko më sill, një palë ndresa/njëzet e dy, sapo kam mbush/nuk du’ nan’, me m’qa kurkush/as n’ Orrosh, e as Ndërfush/as në bjeshkë, atje thellë/as në Fan, e as në Kthellë/as n’Kurbnesh, e as n’ Selitë/as kurkund, nëpër Mirditë, përsëritja dhe ripërsitja e vargjeve nëpërmjet enumeracionit dhe anaforës, onomanistika e toponimisë emërore të fshatrave të Mirditës, si Oroshi, (kulla e Markagjonëve), tregon edhe njëherë ndasitë fetare, fisnore, krahinore veri-jug.

Ai dërgonte vrasës dhe torturues nga jugu të vrisnin dhe mbillnin terror nëpër Mirditë, Malësi, Shkodër (sidomos popullsia me besim katolik), vetëm e vetëm që t’i nënshtroheshin komunizmit, kur ata nuk iu nënshtruan për pesë shekuj pushtimit otoman.

Eliminimi i fesë dhe prelatëve, apo edhe familjeve të bajraktarëve, intelektualëve dhe gjithë ajka e qytetarisë të shoqërisë shqiptare të krijuar me shekuj, prishi edhe rendin socio-shoqëror, familjar dhe fetar në emër të “njeriut të ri socialist”, përmes dhunës, nënshtrimit, përdhunimit, vrasjeve, burgimeve dhe kampeve.

Në katërvargorin e fundit poezishkruesi konfirmon edhe dëshminë dhe “amanetin” e fundmë me postulatin e Maries: “Zoti më dha mëshirën që të vdes e lirë”, nëpërmjet vargjeve: Zoti nan, ka pat’ mëshirë/më ka dërgu, të vdes e lirë/më sill ndresat, po të pres/po vdes nanë, sot po vdes, se liria e saj për mbrojtjen e besimit është vdekja, sipas Sartrit: se njeriu është i dënuar të jetë i lirë, Maria “dënohet” për të qenë e lirë, prandaj “të gjitha torturat e mundura i ushtruan mbi trupin tim. 

Falënderoj Hyun se po vdes e lirë”, (Gjeçi: 2009). Përsëritja e vargut të parë, se kurba zbritëse e vdekjes ishte e pashmangshme. Tani dhimbja u qetua.

Vdekja mori kurmin, por jo shpirtin dhe “legjendën e gjallë” të pamposhtjes së trimëreshës mirditore, mësuesja që përçoj dritën e dashurisë , mëshirës dhe qytetërimit për shoqërinë tonë, se “e lumja Marije Tuci – emër që nuk harrohet”, (Dedaj: 2018), nuk VDES, por jeton në poezi.

Tags: Emrie KrosiMarie tuciregjimi komunist

JU SUGJEROJME

Vdes në moshën 88 vjeçare ish-kryetari i Vatrës, Dr. Gjon Buçaj
Bota

Vdes në moshën 88 vjeçare ish-kryetari i Vatrës, Dr. Gjon Buçaj

15/05/2022
Vladimir Putin bie dakort që në Mariupol të ndërhyjë Kryqi i Kuq
Bota

A është Putin një Hitler i ditëve të sotme?

15/05/2022
Nuk iu kishte dhënë borxhin, dy persona e marrin peng dhe dhunojnë 31-vjeçarin
Aktualitet

Dërgohet me urgjencë drejt spitalit i riu në Tiranë, piu fotoksinë

15/05/2022
Paralajmëron Karamuço: Më 25 maj përgatituni për akte të rënda në Tiranë
Aktualitet

Paralajmëron Karamuço: Më 25 maj përgatituni për akte të rënda në Tiranë

15/05/2022
Next Post
Basha: Jemi të fundit në shëndetësi, ne mund të shtojmë mjekët dhe rimbursojmë ilaçet

Basha: Jemi të fundit në shëndetësi, ne mund të shtojmë mjekët dhe rimbursojmë ilaçet

No Result
View All Result

     

Më Të Lexuarat

  • Vdes në moshën 88 vjeçare ish-kryetari i Vatrës, Dr. Gjon Buçaj
  • A është Putin një Hitler i ditëve të sotme?
  • Dërgohet me urgjencë drejt spitalit i riu në Tiranë, piu fotoksinë
  • Vetëvaret në banesë 42-vjeçari në Vlorë
  • Paralajmëron Karamuço: Më 25 maj përgatituni për akte të rënda në Tiranë



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtore Marketingu
Vera Përleka
Mob:+355 (0) 69 20 56 100
Email: [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In