Friday, March 31, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

“Të zgjasim ditët e turistëve”- Rama inspekton punimet në Pogradec e Korçë

by mapo.al
29/01/2021
in Aktualitet, Politika
0

Kryeministri Edi Rama ishte sot në Pogradec, në pjesën ku po punohet intensivisht për veshjen dhe mbrojtjen e skarpateve,  ku ka patur rrëshqitje dheu të vazhdueshme, të cilat kanë shkaktuar probleme duke bllokuar qarkullimin e mjeteve në këtë aks.

“Kjo është pjesa e munguar e pazëllit për t’u bashkuar projekti i Unazës me projektin e vijës liqenore. Projekti fillon nga tuneli me qëllim mbrojtjen e skarpateve. Këtu ka qenë një rrëshqitje e madhe me rreziqe dhe praktikisht janë duke u bërë punimet për mbrojtjen e tyre. “ shpjegon drejtori i FSHZH Dritan Agolli,



Aktualisht, punimet janë përqendruar në stabilizimin e rrëshqitjes, ku ka përfunduar ndërtimi i pilotave dhe po vazhdohet me ndërtimin e murit betonarme përgjatë gjithë lartësisë së skarpatës dhe në një gjatësi prej 40m.

Ministri i Shtetit për Sipërmarrjen Eduart Shalsi shprehet se pas “pas përfundimit të Lin – Progradecit, tuneli panoramik, u pastrua dhe pjesa e plazhit të Pogradecit, një prej plazheve më të njohura në Pogradec, që është pikërisht në krah të tunelit. Me vijimin e Unazës, me investimet në rrjetin energjitik, me rrugën fantastike të Pogradecit që lidhet me Tushemishtin, me gjithë këtë bllok investimesh, po afrohemi tashmë drejt edhe asaj që është ëndrra jonë dhe që mezi e presin në fakt, pas Lungomares së Vlorës, pogradecarët.”

 

Ministri Shalsi shton se investimet po kryhen paralelisht edhe në blloqet brenda qytetit, me infrastrukturë, ndriçim, gjelbërim, investime të njëjta si në Tiranë dhe në çdo qytet tjetër. “Pogradeci, – shprehet Shalsi,-  këto tre katër vite ka patur një fluks investimesh që e kanë bërë qytetin shumë tërheqës dhe sëbashku me Korçën po bëjnë një pol shumë tërheqës për turistët vendas dhe të huaj.”

Ndërsa Kryeministri Rama thekson se tërësinë e investime të realizuara, qyteti i Pogradecit po pëson transformimin e merituar prej vitesh. “Besoj që me fillimin e punës për Lungolagon të zonës së liqenit dhe të pjesë më panoramike të liqenit do të jetë një transformim që do të verë kapak gjithë këtij procesi që mund të kishte qenë më i shpejtë, nëse do të kishim patur më shpejt kryetarin e bashkisë që kemi sot besoj.”

Rama në aksin e Tushemishtit

Akset e reja turistike kanë hapur një faqe të re në jetën e Pogradecit dhe kanë krijuar kushte të reja për të mbështetur rritjen e ekonomisë së turizmit në të katër stinët. E tillë është edhe aksi Pogradec-Drilon-Tushemish, 5.5 kilometra, i kthyer në një rrugë turistike me të gjithë elementët e saj urbanë, trotuare, korsi biçikletash, ndriçim, sëbashku me dy degëzimet që të çojnë drejt vijës liqenore. Drejtori i Fondit Shqiptar të Zhvillimit, Dritan Agolli shpjegon se projekti parasheh vazhdimin e rrugës deri tek pika e kalimit kufitar me Maqedoninë e Veriut, për të shmangur kalimin e automjeteve dhe kthimin e rrugës përgjatë liqenit në pedonale.

“Jemi duke punuar bashkë me Fondin Amerikan të Zhvillimit, që planifikon ndërhyrjen në zonën e Tushemishtit, për të parë mundësinë e një by-pass-i që të lidhet me doganën në mënyrë që e gjithë pjesa liqenore të kthehet në pedonale, në funksion të turizmit dhe jo të trafikut”.

Ky aks, thotë  ministri i Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Eduard Shalsi, i hap perspektivën edhe zhvillimit të të gjithë zonës Drilon – Tushemisht. “Projekti është në fazën finale dhe është fantastik, me elementë të jashtëzakonshëm brenda, por mbi të gjitha bën të mundur që të ndërhyjmë edhe në Lungolago”, – thotë Shalsi, i cili evidenton edhe ritmet e larta të zhvillimit të projektit vitin e fundit me administratën e re të Bashkisë Pogradec. “U arrit për 7 muaj, ndërkohë që prisnim vite të gjenim gjuhën me bashkinë e mëparshme. Tashmë projekte po ecin shumë shpejt”.

“Ishte fatkeqësi e madhe që të ngeli Pogradeci si zonë lufte e ftohtë. Deri në Librazhd kemi bërë gjithë ato investime, transformim. Pastaj në Korçë dihet sa është bërë ,kurse këtu ngeli sikur i kaloje në një zonë të luftës së ftohtë për shkak të pushtetit vendor që ishte komplet i pa angazhuar në bashkëpunim,” – nënvizon edhe Kryeministri Rama.

Ndërkohë është gati projekti i dy zonave historike, ku njësoj si në Korçë e në Vlorë, do të bëhet rehabilitimi i thellë i shtëpive të vjetra, përfshirë edhe shtëpitë e Lasgushit e të Mitrushit, të cilat janë destinacione të trashëgimisë shpirtërore të shqiptarëve.

“Intensiteti i madh i kërkesës për Korçën, – shprehet Kryeministri Rama – ka bërë që ndërkohë të kemi një rritje të vazhdueshme të numrit të shtretërve, por që nuk arin dot akoma të përballojë të gjithë kërkesën dhe prej kohësh ka filluar tendenca për ta kërkuar në Pogradec atë pjesën qetësuese. Tani, me ndryshimet dhe integrimin e Pogradecit në këtë pol do rritet numri i shtretërve në Pogradec si në Korçë dhe do ketë shumë më tepër kapacitet edhe Pogradeci, për të përballuar kërkesën, si dhe do jetë e harmonizuar, sepse shumëkush që niset për në Korçë, do përfshijë dhe Pogradecin në atë destinacion. Shumëkush që vjen në Pogradec do përfshijë dhe Korçën dhe kjo do të bëjë që të harmonizohet komplet gjithë ky pol, që nga liqeni deri lart në zonat e Voskopojës”.

“Qëllimi është të zgjasim ditët e turistëve në rajon. Jemi ende larg numrit për të cilën ka kërkesë turizmi. Në pikun e sezonit, qoftë për shkak të festave apo sezonit, ne këtu kemi më pak shtretër sesa kërkesa“, – thotë ministri Niko Peleshi, ndërsa shpreh bindjen se perspektiva e biznesit për të investuar në zonë është në rritje.

Rama në Korçë:

Në vijim të vizitës në Korçe, Kryeministri Rama u ndal edhe në kantierin e terminalit të ri të, i cili pritet të mbarojë brenda pak kohësh, për t’u kthyer më pas në një perspektivë të re zhvillimi për periferinë e Korçës.

Kryebashkiaku i Korçës, Sotiraq Filo e konsideron këtë investim, me impakt të madh jo vetëm për ekonominë, por dhe në lehtësimin e trafikut brenda në qytet.

“Është një investim modern që do të garantojë një cilësi më të mirë të shërbimit. Falë këtij terminali, edhe gjithë zona përreth është zhvilluar dhe aktivitetet ekonomike e kanë transformuar komplet si zonë”, – shprehet Filo.
Terminali modern i autobusëve do të vendosë një standard të ri për transportin e udhëtarëve, por edhe vizitorëve vendas e të huaj në qytetin mikpritës të Korçës.

Tags: inspektimKorceKRYEMINISTRI RAMApogradec

JU SUGJEROJME

Igli Cara: Porti i Durrësit është afera më e madhe, qyteti i pajetueshëm
Kryesore

Igli Cara: Porti i Durrësit është afera më e madhe, qyteti i pajetueshëm

30/03/2023
Zyrtare/ Berisha dhe Meta dorëzojnë koalicionin në KQZ: Bashkë fitojmë
Kryesore

Zyrtare/ Berisha dhe Meta dorëzojnë koalicionin në KQZ: Bashkë fitojmë

15/03/2023
Numri i ri i Economicus, në UET/ Trendet dhe sfidat e Industrisë së Sigurimeve
Aktualitet

Numri i ri i Economicus, në UET/ Trendet dhe sfidat e Industrisë së Sigurimeve

13/03/2023
SHIFRA E DITËS: Në 10 vite ka ikur 7.5 përqind e popullsisë, humbja në miliarda euro
Aktualitet

10 universitetet më të mira sipas “Rankimit të Shanghait… dhe Shqipëria

08/03/2023
Next Post

Situata shqetësuese - Rekord të infektuarish me koronavirus në 24 orët e fundit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • Igli Cara: Porti i Durrësit është afera më e madhe, qyteti i pajetueshëm
  • Forumet UET, CEO i Century 21: Sektori i Pasurive të Paluajtshme, alternativë punësimi për të rinjtë
  • 25 VITE MË PARË/ Shqipëri- Serbi, trafik armësh
  • Studimi në revistën Economicus: Sa më të arsimuar, aq më të interesuar për planifikimin e daljes në pension
  • 25 VITE MË PARË/ CIA vjen në Tiranë



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In