Aktualitet

“Teatri”-Aleanca padit në SPAK Sorecën: Meta e Xhaçka ta shpallin “non grata”














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:28 - 12/07/21 |
mapo.al

Aleanca për Mbrojtje e Teatrit ka depozituar në SPAK një kallëzim. Pas akuzave të bëra publike Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ju drejtua sot SPAK duke depozituar një kallëzim penal për ambasadorin e BE-së Luigi Soreca dhe kreun e bashkisë Erion Veliaj.






Aleanca e akuzon Sorecën për ndikim të paligjshëm në Gjykatën Kushtetuese, në favor të Veliaj në lidhje me çështjen e Teatrit.


“Sot u paraqitëm për herë të 12 në SPAK me kallëzime penale përveç 10 kërkesave të ndryshme që kemi bërë. Kallëzimi i sotëm është kundër ambasadorit të Bashkimit Evropian, Luigi Soreca i cili në bashkëpunim me kryetarin e bashkisë Tiranë, Erion Veliaj ka ushtruar ndikim të paligjshëm në Gjykatën Kushtetuese në lidhje me çështjen e Teatrit“, tha Kalaja.







Aleanca nuk mjaftohet me kaq.



Kalaja tha se i ka kërkuar Presidentit Meta dhe ministres së Jashtme Xhaçka për ta shpallur “non grata” ambasadorin e Jashtëm të BE-së.



“Ne, Aleanca për Teatrin e shikojmë si një konsumim të veprave penale vizitën e ambasadorit në Gjykatën Kushtetuese, i cili në bashkëpunim me kryetarin ka tentuar të ndikojë në vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Në dënojmë veprimin penal të ambasadorit Soreca. Për të gjitha këto veprime ne kemi informuar Parlamentin Evropian. Po kështu i kemi kërkuar Presidentit të Republikës Ilir Meta shpalljen “non grata” në territorin e presidencës dhe nga anaAle tjetër i kemi kërkuar dhe ministres së Jashtme, zonjë Xhaçka shpalljen “non grata” në territorin e Shqipërisë”, tha Kalaja.

Gjithashtu Kalaja tha se i kanë kërkuar SPAK sekuestrimin e gjithë pamjeve filmike brenda dhe jashtë Gjykatës Kushtetuese dhe konfiskimin e bisedave telefonike të zotit Soreca dhe kryetarit të bashkisë Veliaj.

<
>
Kallezimi ne SPAK Kallezimi ne SPAK1 Kallezimi ne SPAK2 Kallezimi ne SPAK3 Kallezimi ne SPAK4 Kallezimi ne SPAK5 Kallezimi ne SPAK6 Kallezimi ne SPAK7 Kallezimi ne SPAK8 Kallezimi ne SPAK10 Kallezimi ne SPAK11
1


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas