Aktualitet

Teatri/ Ambasada Britanike: Dhuna minon parimet themelore të demokracisë





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:48 - 17/05/20 |
mapo.al

Ambasada Britanike në Tiranë në një postim në rrjetet sociale, shpreh shqetësim lidhur me shembjen e Teatrit Kombëtar, pa patur më herët një konsultim mes palëve.


Më tej, ambasada thekson se mbështesin të drejtën demokratike për të protestuar dhe thotë se dhuna minon parimet themelore të demokracisë


“Të shqetësuar thellësisht nga mundësitë e humbura për dialog mbi ndërtesën e Teatrit Kombëtar dhe episodet e dhunës në Shqipëri. Ne mbështesim të drejtën demokratike për të protestuar dhe u bëjmë thirrje të gjithë të përfshirëve për të siguruar që ata janë paqësorë.


Dhuna minon parimet themelore të demokracisë”, thuhet në njoftimin e ambasadës.




Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas