Kryesore

“Teatri”/ Budina: Tentativë vrasje ndaj artistëve, SPAK të hetojë





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 17:34 - 18/05/20 |
mapo.al

Ka qenë regjisori Robert Budina ai që hapi zyrtarisht protestën para Teatrit Kombëtar, nga i cili tashmë kanë mbetur vetëm rrënojat.


Ai tha para qytetarëve se dhuna e djeshme e ushtruar ndaj artistëve, dhe shembja e godinës gjatë kohës kur brenda ishin edhe aktorë, ishte një tentativë për vrasje. Budina i bëri thirrje SPAK që të hetojë këtë tentativë vrasje.


Mes mesazheve të forta, Budina theksoi se sot ai bashkë me pjesëmarrës të tjerë të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, nuk ishin aty si përfaqësues të asnjë partie, por si qytetarë në mbrojtje të kulturës.


“Ftojmë ministrin e Brendshëm, ftojmë SPAK, që të hetojë këtë ngjarje, pasi ishte tentativë për vrasje, të artistëve që ishin brenda teatrit.


Sot kontaktuam me faktorin ndërkombëtar, dhe kërkuam që të zbardhet kjo ngjarje dhe pse u sulmua kultura në këtë ditë gjatë kohës së pandemisë. Deri tani sigurisht kemi marrë një mbështetje, kjo ngjarje nxori në pah sistemin e drejtësisë.

Ajo godinë u shemb me ligje antikushtetuese. Ne u detyruam që të mbronim fizikisht godinë dhe u gjendëm të vetëm, pa asnjë mënyrë se si ta zgjidhnim. Ndaloni provokimet, urgjent. Ndaloni provokimet se nuk ka pikën e kuptimit. Është një lojë e pushtetit”- tha Budina.


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas