Aktualitet

Teatri/ Delegacioni i BE-së: Na vjen keq që thirrja jonë nuk u dëgjua nga qeveria dhe bashkia





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:03 - 17/05/20 |
mapo.al

Delegacioni i Bashkimit Europian në Shqipëri, ka reaguar pas prishjes së Teatrit Kombëtar. Delegacioni i BE-së thotë se ata bënë thirrje për dialog, por që nuk u dëgjua nga palët.


Prishja e Teatrit Kombëtar erdhi në një kohë kur ne kërkuam dialog midis autoriteteve dhe shoqërisë civile para se të merrej një vendim i pakthyeshëm. Na vjen keq që kjo thirrje nuk u ndoq nga institucionet përkatëse kombëtare dhe vendore. 


Që në orët e para të këtij mëngjesi, ne kemi ndjekur me shqetësim të thellë zhvillimet në terren. Ne i bëjmë thirrje palëve të tregojnë kufizim dhe të shmangin përshkallëzimin e situatës – shkruan Soreca.


Më herët ka reaguar edhe Shoqata ‘Europa Nostra’. Në reagimin e saj ‘Europa Nostra’ thotë se ‘sot është një ditë e trishtueshme për kulturën dhe trashëgiminë e Shqipërisë dhe të Europës.


“Ditë e trishtueshme për kulturën dhe trashëgiminë e Shqipërisë dhe të Europës. Ditë e trishtueshme për Demokracinë, Rregullat dhe Ligjet në Shqipëri dhe Europë. Herët në mëngjes autoritet shqiptare arrestuan aktivistë të shoqërisë civile dhe filluan prishjen e Teatrit Kombëtar të mbrojtur në Tiranë,”-shkruan ‘Europa Nostra’.

 

 

 

 



CLOSE
CLOSE
Pas