Aktualitet

Teatri/ Deputeti gjerman: Mbështesim protestat në Shqipëri për zgjidhje demokratike





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 13:48 - 21/05/20 |
mapo.al

Zërat ndërkombëtarë kundër prishjes së Teatrit Kombëtar vijojnë të shtohen. Sot ka ardhur një tjetër reagim i fortë nga një tjetër ligjëvënës i Budestagut gjerman.


Manuel Sarrazin deputet i të Gjelbërve dhe njohës i Ballkanit Perëndimor, në një deklaratë për programin shqip të DW, shpreh keqardhjen për mos arritjen e një kompromisi për Teatrin, ndërsa është shprehur se mbështet protestat.


Më vjen shumë keq për prishjen e Teatrit Kombëtar pothuajse brenda natës.


Sepse unë i kuptoj dhe i mbështes protestat e atyre që duan të ruajnë asetet kulturore kombëtare dhe që janë të angazhuar për zgjidhje demokratike dhe transparente.


Prandaj është shumë për të ardhur keq që nuk u gjend një zgjidhje e përbashkët midis qeverisë dhe artistëve’, është shprehur Sarrazin.

Më parë edhe ambasadori i Gjermanisë në Shqipëri, Peter Zingraf,  u shpreh për mënyrën e shembjes së Teatrit, dhe mungesën e dialogut:

‘Ky zhvillim më shqetëson edhe më shumë nisur nga konteksti i luftës kundër pandemisë së virusit Corona, duke qenë se grumbullimet e njerëzve të ndodhura deri tani dhe ato të pritshme mund të sjellin hapa pas. U bëj thirrje të gjithë aktorëve për dialog dhe vetëpërmbajtje’, shkruante ndër të tjera ambasadori gjerman.


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas