Tensionimi i situatës pas shembjes së Teatrit Kombëtar ka bërë që Partia Demokratike të vihet në lëvizje në funksion të aksionit politik opozitar.
Mësohet se kryedemokrati Lulzim Basha ka mbledhur në këto momente ish-grupin parlamentar dhe kryesinë, për të diskutuar në lidhje me vijueshmërinë e aksionit opozitar.
Shembja e Teatrit Kombëtar në orët e para të mëngjesit u shoqërua me përplasje të aktorëve, opozitarëve dhe shoqërisë civile me policinë, ku nuk munguan edhe shoqërimet në komisariat.
Ndërsa në orët e fundit opozita përfaqësuar nga kreu i demokratëve, Lulzim Basha dhe kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi jane vendosur në bulevardin para Ministrisë së Brendshme.
Etiketa: aksioni opozitar, Lulzim Basha, Shembet Teatri Kombetar, Teatri Kombetar