Kryesore

“Teatri” dhe Reforma Zgjedhore, Meta fton opozitën në tryezë





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 16:15 - 20/05/20 |
mapo.al

Kreu i Shtetit, Ilir Meta ka ftuar ditën e enjte për një tryezë të kreun e PD, Lulzim Basha dhe aleatët e opozitës, të cilët pas shembjes së Teatrit Kombëtar kanë bërë thirrje për protesta.


Mësohet se takimi pritet të realizohet në Pallatin e Brigadave ditën e enjte më 21 maj.


Pjesë e axhendës së takimit, mësohet se do të jenë çështje më akute, si shembja e Teatrit Kombëtar, bllokimi i tryezës së Reformës Zgjedhore, po ashtu dhe zhvillimet e tjera politike.


Një ditë më parë, kreu i shtetit ka realizuar një takim me ambasadorët e vendeve të Bashkimit Europian, ndërkohë që pritet të startojë dhe tryezën me faktorin politik, që pas 17 majit, duket se është rikthyer sërish në ngërç.


Shembja e Teatrit Kombëtar është quajtur nga kreu i shtetit si akt cubash, por dhe si akt i programuar shkombëtarizues.


Etiketa: , ,

Pas