Teatri i larjes së hesapeve dhe kërcënimi i qytetarëve për maskën

Dy ditë para hyrjes në fuqi të vendimit për mbajtjen e maskave kudo në ambiente publike, ka dalë me një deklaratë të fortë Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ardi Veliu, duke kërcënuar të madh e të vogël se do të ndëshkohen në rast se nuk do ta respektojnë këtë urdhër.

Të marrin gjak në vetull ky drejtor dhe shefi i tij Ministër, kur vjen puna te shtypja e qytetarëve. E kanë treguar këtë në mënyrë të përsëritur.



Me protestat e vitit të kaluar kur nuk kursyen as gazin lotsjellës ndaj njerëzve. Me çizmen e rëndë, dhe drurin ndaj mbështetësve të teatrit. Ndërkohë, një teatër kriminal, me një seri ekzekutimesh mafioze po ndodh prej disa muajsh në zonën mes Tiranës, Durrësit dhe Elbasanit.

Zanafilla është grabitja e miliona eurove të Rinasit. Ne kemi premtimin e Ministrit për gjetjen edhe të parave, edhe të autorëve. As paratë nuk u gjendën kurrë, dhe as autorët.

Madje, grabitësit për shkak se plaçka nuk u nda si duhet, nisën përplasjet. Në mes të Tiranës, Elbasanit dhe Durrësit, kanë ndodhur këto kohë të paktën 9 vrasje.

Ekzekutime këto në kohën kur hetimi për grabitjen e Rinasit kishte nisur, dhe kur shumë vetë e dinin tashmë boll mirë se kush i ka marrë thasët me valutë, dhe kush po vret kë.

Ky spektakël brutal e i përgjakshëm i larjes së hesapeve është shembulli më tronditës i dështimit të Veliut dhe shefit të tij Ministër, edhe pse ata mburren kot së koti sa herë u jepet mundësia. Dhe për më shumë, paralajmërojnë të pamundurit të kenë kujdes, të vendosin maskën se i pret belaja.

Ata predikojnë një realitet që nuk ekziston, dhe e thonë pa droje sikur njerëzit të mos jetojnë këtu. Minimalisht këta të dyshuar që tashmë janë shpallur zyrtarisht në kërkim, përgjegjës për eliminimin e të paktën 9 personave, duhet të ishin në monitorim nga policia dhe shumë agjenci të specializuara të zbatimit të ligjit.

Ky është shteti që duhej të kishim, sipas propagandës së rilindjes. Nëse do të ishin në vëzhgim, zor se do ia dilnin të shkrehnin armët në mes të qyteteve dhe shpesh në mes të ditës. Seriali kriminal e ka nxjerrë shefin mburravec të policisë dhe ministrin cinik, krejt lakuriq përballë të vërtetës.

Ky nuk është i vetmi rast. Sandër Lleshaj përsërit me tone të ashpra se e ka shkulur me rrënjë drogën dhe se nuk do i mbijë më fara. Po pak ditë më parë, dy të rinj u vranë në Malësi të Madhe, për shkak të sherrit për parcelat e kanabisit.

Shefi mburravec i policisë dhe shefi i tij ministër, kanë thënë se e kanë çuar bashkëpunimin me vendet e tjera dhe partnerët në një nivel tjetër, më të lartin. Po sakaq, doli se një drejtues i OFL, ka tregtuar të dhënat konfidenciale të policisë gjermane, për të shpëtuar dy trafikantë të rrezikshëm.

“Po përgjegjësi a mban njeri në këtë vend”, është ulërima e çdo të shqetësuari. Sandër Lleshaj ka thënë një ditë me arrogancë se ai mban përgjegjësi.

Ka thënë se tek ai duhet të drejtojmë gishtin sa herë një polic dështon në punën e tij. Po fjalë dhe vetëm fjalë. Asnjë analizë. Asnjë llogaridhënie. Asnjë dorëheqje. Në fund të fundit, pse duhet që këta dy udhëheqës të rendit dhe sigurisë të jenë ndryshe nga rilindasit e tjerë.


Fatal error: Uncaught ___C_0: (E_ERROR) Trying to access array offset on value of type bool in /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/js/tinymce/skins/wordpress/images/formatting.config:252 Stack trace: #0 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(13): ___C_5->_errorHandler(2, 'Trying to acces...', '/home/gazetamap...', 13) #1 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(17): JNews\Module\Block\Block_9_View->get_demo_style() #2 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(74): JNews\Module\Block\Block_9_View->get_image_size() #3 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(63): JNews\Module\Block\Block_9_View->build_column(Array, 'jeg_col_2o3') #4 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(47): JNews\Module\Block\Block_9_View->render_column(Array, 'jeg_col_2o3') #5 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/BlockViewAbstract.php(17): JNews\Module\Block\Block_9_View->render_output(Array, 'jeg_col_2o3') #6 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/ModuleViewAbstract.php(165): JNews\Module\Block\BlockViewAbstract->render_module(Array, 'jeg_col_2o3') #7 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Single/SinglePost.php(1265): JNews\Module\ModuleViewAbstract->build_module(Array) #8 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Single/SinglePost.php(205): JNews\Single\SinglePost->related_post(false) #9 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/class-wp-hook.php(307): JNews\Single\SinglePost->related_post_hook('') #10 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/class-wp-hook.php(331): WP_Hook->apply_filters(NULL, Array) #11 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/plugin.php(474): WP_Hook->do_action(Array) #12 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/fragment/post/single-post-1.php(66): do_action('jnews_single_po...') #13 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template.php(772): require('/home/gazetamap...') #14 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template.php(716): load_template('/home/gazetamap...', false, Array) #15 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/general-template.php(204): locate_template(Array, true, false, Array) #16 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/single.php(16): get_template_part('fragment/post/s...') #17 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template-loader.php(106): include('/home/gazetamap...') #18 /home/gazetamapo/public_html/wp-blog-header.php(19): require_once('/home/gazetamap...') #19 /home/gazetamapo/public_html/index.php(17): require('/home/gazetamap...') #20 {main} thrown in /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/js/tinymce/skins/wordpress/images/formatting.config on line 252